THE IMPACT OF ADEM DEMAÇI IN THE MOVEMENT FOR ALBANIAN RESISTENCE IN FORMER YUGOSLAVIA Cover Image

NDIKIMI I ADEM DEMAÇIT NË LËVIZJET PËR REZISTENCËN SHQIPTARE NË ISH-JUGOSLLAVI
THE IMPACT OF ADEM DEMAÇI IN THE MOVEMENT FOR ALBANIAN RESISTENCE IN FORMER YUGOSLAVIA

Author(s): Fatmir Arifi
Subject(s): History, Philosophy, Military history
Published by: University of Tetova
Keywords: Adem Demaçi;demostrata;filozofia;politika;

Summary/Abstract: Studimi i personaliteteve të tilla, siç është Adem Demaçi, me vizion dhe integritet, me dinjitet e ndershmëri politike kombëtare është vetëm një këndvështrim, krejtësisht i pjesshëm, apo pamje e një aspekti të vetëm të tërësisë së mendimit politik demaçian. Mendimi filozofik që ka përfaqësuar dhe shpërndarë Adem Demaçi, përbën një detyrë jo të lehtë për studiuesit e teorisë së mendimit filozofik. Filozofia e demaçiane paraqet një sistem logjik mendor të gjithanshëm, të thellë dhe konsekuent në vetvete. Nisur nga ky spektër, qëllimi i këtij punimi është ndërtuar mbi orientimin ideologjik të Adem Demaçit kur janë në pyetje demonstratat e vitit 1968, duke e parë këtë personalitet si një ndër figurat kyçe edhe përtej faktit se ai në vitin 1968 fizikisht ishte në burg.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 10
  • Page Range: 16 - 30
  • Page Count: 15
  • Language: Albanian