THE DEMONSTRATIONS OF TETOVO (1968) CONTINUATION OF KOSOVO DEMONSTRATIONS Cover Image

DEMONSTRATAT E TETOVËS (1968) VAZHDIMËSI E DEMONSTRATAVE TË KOSOVËS
THE DEMONSTRATIONS OF TETOVO (1968) CONTINUATION OF KOSOVO DEMONSTRATIONS

Author(s): Fehari Ramadani
Subject(s): History, Philosophy
Published by: University of Tetova
Keywords: demonstratat;Tetova;pabarazi shoqërore;shqiptarët;

Summary/Abstract: Demonstratat e Tetovës, të dhjetorit 1968, ishin vazhdimësi e atyre të zhvilluara në Kosovë një muaj më parë. Ato ishin shprehje e pakënaqësisë ndaj politikës që shteti federativ ndiqte ndaj popullsisë shqiptare, në territoret e pushtuara. Demonstruesit kërkonin më shumë të drejta kombëtare dhe trajtim të barabartë me popujt tjerë të RSFJ-së, por nga institucionet lokale dhe republikane në Tetovë dhe Maqedoni, kërkesat e tyre u klasifikuan si: shoviniste, separatiste, se drejtoheshin kundër vëllazërim bashkimit, rendit shtetëror etj. Asnjëri institucion, qoftë lokal, republikan apo federativ, si dhe asnjë gazetë e kohës nuk diskutoi për shkaqet të cilat çuan në zhvillimin e demonstratave. Gjithkund demonstruesit u akuzuan si armiq të vëllazërim-bashkimit dhe të shtetit. Qëllimet e këtij punimi janë të përqendruara në analizën e mundshme të rrethanave që sollën në protestën e realizuar në dhjetorin e vitit 1968 në qytetin e Tetovës edhe pse realisht, shkaqet e demonstratave të vitit 1968, ishin rezultat i gjendjes së rëndë në të cilën jetonin shqiptarët. Nëpërmjet zhvillimit të demonstratave synohej përmirësimi i gjendjes politike, ekonomike, kulturore etj.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 10
  • Page Range: 37 - 48
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode