NDIKIMI I DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968 NË AVANCIMIN E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË KOSOVË
THE IMPACT OF THE 1968 DEMONSTRATIONS IN THE ADVANCEMENT OF THE ALBANIANS’ RIGHTS IN KOSOVO
Author(s): Haxhi AdemiSubject(s): History, Philosophy
Published by: University of Tetova
Keywords: demonstratat;1968;Kosova;Jugosllavia;avancimet kushtetuese;
Summary/Abstract: Punimi trajton ndikimin e demonstratave të vitit 1968, të cilat patën një rol të rëndësishëm në avancimet e mëvonshme politike dhe të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Demonstratat detyruan udhëheqjen jugosllave të rishqyrtojë statusin juridik të Kosovës dhe me këtë rast u ndërmorën disa veprime konkrete. Në shkurt 1969 u miratua ligji kushtetues për Kosovën, i cili hapi rrugë që ajo ta ketë Kushtetutën e vet. Me anë të ligjeve emërtimi "Kosovë e Metohi" si krahinë e Serbisë, ndërron emrin në "Krahina Socialiste Autonome e Kosovës". Po atë vit gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhë e dytë zyrtare, krahas gjuhës serbo-kroate; pastaj u legalizua përdorimi i flamurit kombëtar; ndërsa në nëntor 1969, Kuvendi i Kosovës shpalli ligjin për themelimin e Universitetit të Kosovës, i cili do të jetësohet në shkurt të vitit 1970.Qëllimi kryesor i këtij punimi është përqendruar në reflektimet e mundshme të demonstratave të vitit 1968, të cilat edhe u bënë shkas për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në ish- Federatën e Jugosllavisë dhe si rezultat i këtij reflektimi pasuan ndryshimet kushtetuese (1967-1971), Kuvendi federativ i Jugosllavisë më 21 shkurt 1974 miraton Kushtetutën e re të RSFJ-së, ndërsa një javë më vonë (28 shkurt) edhe Krahina Socialiste Autonome e Kosovës e miraton Kushtetutën e parë të saj, e cila Kosovën e definon njëkohësisht, si: "pjesë integrale të Serbisë" dhe "element konstituiv të federatës jugosllave". Megjithatë kjo Kushtetutë nuk do të kënaqë asnjëherë vullnetin e popullit shqiptar, prandaj dhe organizatat politike ilegale nuk do ta ndalin dot veprimtarinë e tyre atdhetare për asnjë moment, për të realizuar synimin dhe aspiratën madhore-vetëvendosjen dhe bashkimin kombëtar.
Journal: PHILOSOPHICA International Journal of Social and Human Sciences
- Issue Year: 5/2018
- Issue No: 10
- Page Range: 49 - 57
- Page Count: 9
- Language: Albanian