KASËM TREBESHINA 70-VJEÇAR - NË KËRKIM TË SË TASHMES SË PËRJETSHME
Kasem Trebeshina, 70 years old. In search of the eternal present day
Author(s): Hans-Joachim LankschSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Kasem Trebeshina; Albania
Summary/Abstract: Sivjet, më 8 gusht, u mbushën 70 vjet prej lindjes së Kasëm Hysen Trebeshines nonkonformist i pakompromis, luftëtar i përhershëm për mendimin dhe krijimin e lirë, mbrojtës i pamëshirshëm i të vërtetës dhe i sinqeritetit të pakursyer, monument i rezistencës intelektuale, morale dhe artistike. E përshëndesim 70-vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptar, të cilin kritika letrare në Gjermani dhe Austri e barason me figurën e madhe të letërsisë europiane të groteskut, Eugène Ionesco. Në qarqet intelektuale e pseudointelektuale shqiptare, shumëkush nuk e pëlqen figurën e Kasëm Trebeshinës. Përse? Në radhë të parë, siç duket nga thashethemet, si pasojë e mosnjohjes. Dihet se si krijohen e etikohen “armiq” a “tradhtarë” intelektualët a krijuesit, veprën dhe veprimtarinë e të cilëve thjesht nuk e njohin dot përgojuesit përkatës. Nga më shumëse 100 tituj, Trebeshinës i janë botuan, deri më tash, 5 libra në Shqipëri dhe 3 në Kosovë, gjë që s’do koment. Përveç kësaj, autori Trebeshina e prish komoditetin e lexuesit të përciptë përkatësisht të konsumuesit të leximit e mendimit të cekët.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1996
- Issue No: 08
- Page Range: 023-025
- Page Count: 3
- Language: Albanian
- Content File-PDF