Hannah Arendt
Hannah Arendt
Author(s): Luan RamaSubject(s): Philosophy
Published by: Përpjekja
Keywords: Hannah Arendt; Power
Summary/Abstract: Në hapësirat e mendimit dhe të kritikës filozofike, e në tërësi të jetës së shoqërisë shqiptare, Hannah Arendt thuajse nuk është përmendur kurrë ndonse, ndoshta, ajo duhej të ishte nga të parat filozofe të kohës moderne që duhej të vinte në Shqipëri fill pas shembjes së Murit të Berlinit dhe vendosjes së pluralizmit. Takimi me Arendt ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arësyen se në rrënojat e një ideologjie të dështuar dhe në boshllëkun e një kritike të filozofisë politike aktuale, brezave të sotëm duhej t’u paraprinte një mendim i ri bashkëkohor për të ndriçuar dy probleme të jetës shqiptare. E para, për të analizuar fenomenin totalitar dhe dëmin e tij kolosal ndaj shoqërisë ( origjinën, format, ekseset, natyrën nacionale, karakteristikat e veçanta, etj) dhe, së dyti, për të ndriçuar udhëheqjen e re politike që të mos binte në grackat e një poliake postitotalitare, siç po e perjetojmë, mjerisht, në vendin tonë! Në fakt, ende, kritika historiko-politike shqiptare nuk ka mundur të zbulojë dhe analizojë në tërësinë e vet fenomenin totalitar në Shqipëri, ideologjinë udhëheqëse dhe pasojat e saj. Intelektualët shqiptarë janë marrë apo merren më shumë me një luftë instiktive politike, shpesh, në mos gjithmonë, miope. Në shoqërinë e sotme shqiptare ende ekzistojnë e veprohet me mentalitetet e totalitarizmit të vjetër. Studimet e Arendt dhe të filozofisë së saj politike na ndihmojnë në një farë mase për të paralajmëruar rrezikun e ekseseve post-totalitare, pasi ende në realitetin shqiptar, në strukturat shtetërore dhe në jetën civile sundon policia sekrete, ecet me konceptin e Udheheqesit Suprem apo “Fuhrerprinzip”, sundon psikoza e frikës, cënohen pareshtur liritë e individit, burgosen dhe rrihen gazetarët, shkelen ligjet kushtetuese, ende ekzistojne te burgosur politikë, etj. Këtë lloj realiteti e gjen të analizuar më së miri në veprën e gjërë të Arendt, vepër kjo e ndriçuar nga filozofët më të mëdhenj gjermanë të këtij shekulli.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1996
- Issue No: 08
- Page Range: 108-114
- Page Count: 7
- Language: Albanian
- Content File-PDF