Francis Bekon
Francis Bacon
Author(s): Denis Huisman, Alfred WeberSubject(s): Philosophy
Published by: Përpjekja
Keywords: Francis Bacon; Philosophy; Empirism
Summary/Abstract: Në Angli gjenia e racës saksone i dha reformës filozofike një karakter shumë të ndryshëm nga ç’e pati ajo në Itali. Shpirti anglez, i përkorë dhe pozitiv, e pa me mosbesim qoftë traditën skolastike, qoftë sintezat e nxituara të metafizikës së pavarur. Ndaj spekulimit italian, i cili mbrrinte shpejt tek faktet, por nuk mundej të qëndronte aty dhe binte i dekurajuar në skepticizëm, ai preferoi ngjitjen e shkallëshkallshme nëpërmjet rrugës së eksperiencës. Duke shqyrtuar zhvillimin e shkencave, shpirtit anglez i bënte përshtypje fakti se Skolastika dhe metodat e saj (metafizike) nuk kishin dhënë asnjë kontribut në këtë zhvillim, se fitoret e inteligjencës qenë arritur pa ndihmën e saj, madje edhe kundër saj. Ato, pra, nuk i detyroheshin as Aristotelit, as edhe ndonjë autoriteti tjetër tradicional, por konsultimit të drejtpërdrejtë me natyrën, kontaktit direkt të bonsensit me realitetin. Afërmendsh, edhe zbuluesit kurajozë, emrat e të cilëve lidheshin me këto arritje kishin arsyetuar, madje jo më pak se sa logjicienët e Skolastikës, por arsyetimi i tyre ishte mbështetur mbi vëzhgimin e fakteve. Më anë tjetër, kur ata qenë nisur nga një koncept a priori, nga një hipotezë, ata ia kishin nënshtruar atë, ashtu sikurse bëri Kolombi, kundërprovës së eksperiencës dhe nuk e kishin konsideruar të përfunduar veçse pas këtij sanksioni të domosdoshëm. Kësisoj, në njërën anë, Anglia kishte një filozofi zyrtare krejtësisht të pafuqishme dhe shterpe, kurse më anën tjetër, kishte përparime të mahnitshme në shkencat pozitive. Bonsensi anglez arriti, pra, në përfundimin se duhej hequr dorë nga spekulimi a priori, nga abuzimi me silogjizmat dhe se i duhej dhënë përparësi vëzhgimit dhe induksionit.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1995
- Issue No: 03
- Page Range: 113-116
- Page Count: 4
- Language: Albanian
- Content File-PDF