ALBANIAN CUSTOMARY LAW AND THE CONTRIBUTION OF EDITH DURHAM, MARGARET HASLUCK AND KAZUHIKO YAMAMOTOS IN ITS STUDY Cover Image

E DREJTA ZAKONORE SHQIPTARE DHE KONTRIBUTI I EDITH DURHAMIT, MARGARET HASLUCKUT DHE I KAZUHIKO YAMAMOTOS NË STUDIMIN E SAJ
ALBANIAN CUSTOMARY LAW AND THE CONTRIBUTION OF EDITH DURHAM, MARGARET HASLUCK AND KAZUHIKO YAMAMOTOS IN ITS STUDY

Author(s): Besim Muhadri
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: E drejta zakonore; Kanuni; Lekë Dukagjini; Durham; Hasluck; Yamamoto

Summary/Abstract: Qëlimi i këtij punimi është trajtimi i disa aspekteve që kanë të bëjnë me të drejtën zakonore shqiptare “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, të bëra nga Edith Durham, Margaret Hasluck dhe Kazuhiko Yamamoto. Me këtë rast do të vëmë në pah mendimet dhe vlerësimet e këtyre tre studiesve të shquar të antroplogjisë shqiptare. Përpjekjet e studiuesve në studimin e së drejtës zakonore shqiptare, nuk kanë reshtur asnjëherë, mirëpo ato u intensifikuan pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçmas në dekadat e fundit të shekullit të kaluar (XX). Në studimet e tyre ata fokusohen në aspekte relevante të kësaj vepre monumentale të etnokulturës shqiptare. E. Durham është e mendimit se Lekë Dukagjini duhet të ketë qenë një personalitet i fuqishëm i kohës së tij, ndërsa Kanuni i Lekë Dukagjinit, i përngjan me ligjet e fiseve të vendeve të tjera. Ajo hedh dyshimin se ai mund të jetë krijuar më herët sesa në shekullin XV. Margaret Hasluck, të drejtën zakonore shqiptare e sheh si mjet i kuptimit të bazave themelore logjike të këtij kodi si dhe zbatimin e tij në praktikë; K.Yamamoto përqëndrohet tek aspekte etike të Kanunit, gjithnjë në kërkim të gjetjes së elementëve etikë, duke i krahasuar ata me traditat antike japoneze. Analizat kritike të teorive të Hobbes, Rousseau, Nietzsche dhe Girard, e shpien atë te propozimi i një teorie të re, e cila ngulmon në idenë se një shoqëri pa pushtet shtetëror ka etikë dhe rend shoqëror, që zhvillohen në mënyrë të vetvetishme në bazë të besimeve fetare pagane.

  • Issue Year: 8/2021
  • Issue No: 15-16
  • Page Range: 35-43
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode