ETNOGRAFI E TË FOLURIT NË KËNDVËSHTRIMIN SOCIOLINGUISTIKË
ETHNOGRAPHY OF SPEAKING FROM THE SOCIOLINGUISTIC PERSPECTIVE
Author(s): Fridrik DulajSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Sociolinguistika; disiplinë; hulumtimi; grupi shoqëror; grupi gjuhësor; ligjërim; leksik; dialekt
Summary/Abstract: Sociolinguistika si disiplinë në gjuhësinë shqiptare po mbush dy dekada jetë hulumtimi dhe shqyrtimi. Tashmë rezultatet e këtyre hulumtimeve i gjejmë të publikuara në monografi e revista të ndryshme shkencore. Punimi ynë ka për qëllim të sjellë disa të dhëna të hershme të elementeve sociolinguistike në shoqërinë shqiptare para se të definohej vetë përkufizimi i saj si disiplinë gjuhësore. Për të realizuar këtë punim, jemi nisur nga teoria sociolinguistike e themeluesit të saj Joshua Fishman, i cili mendonte se hulumtimi sociolinguistik duhet të ndërtohet mbi këto kërkesa: kush, me kë, kur dhe ku, përse a për çfarë, si flet? Se elementi gjuhësor dhe grupi shoqëror në shoqërinë shqiptare paraqesin larmi ndërshtresore të gjuhës shqipe të kujtojmë punimin e Eqrem Çabejt për të folurit të grarisht, ose punimin e Qemal Haxhihasani për të folmet shoqërore. Sociolinguistika shqiptare mori drejtim dhe u konkretizua mirëfilli si disiplinë gjuhësore me hulumtimet dhe shqyrtimet sociolinguistike të akademik Gjovalin Shkurtajt gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Duke kundruar mbi dialektet dhe të folmet e shqipes, në rrjedhën e ligjërimeve popullore mund të gjinden rrënjët e sociolinguistikës shqiptare. Në traditën shqiptare elementet e grupeve shoqërore dhe grupeve gjuhësore kanë diferencuar njëri-tjetrin në ligjërim, duke përdorur variacione sipas rrethanave shoqërore, emocionale dhe politiko-ekonomike. Të kujtojmë kujdesin dhe leksikun e zgjedhur në odat e burrave. Rendin e ligjërimit në rrethana të ndryshme të jetës shoqërore.
Journal: ALBANOLOGJIA International Journal of Albanology
- Issue Year: 8/2021
- Issue No: 15-16
- Page Range: 75-83
- Page Count: 9
- Language: Albanian