The wealth of diversity - The cultural history of the minorities of Montenegro Cover Image

Pasuria e Diversitetit - Historia Kulturore e Pakicave në Mal të Zi
The wealth of diversity - The cultural history of the minorities of Montenegro

Contributor(s): Miloš Vukanović (Editor), Rade Vujović (Editor), Monika Mrnjačević (Translator), Nikola Gjonović (Translator)
Subject(s): Cultural history
Published by: Centar za građansko obrazovanje (CGO)
Keywords: Montenegro; culture; diversity; wealth; minorities; cultural history;
Summary/Abstract: Gjatë zhvillimit të tij evolucionar, njerëzimi lëvizi në drejtime të ndryshme të kushtëzuara kryesisht nga faktorë natyrorë, duke krijuar ngadalë por me siguri qytetërimet e para - kulturat e Lindjes së Lashtë të cilat, përmes Kretës dhe Mikenës, do të rezultonin në kulturën Greke dhe Romake (antike) si themele të civilizimit evropian. Do të jetë themeli që do të qëndrojë si bazament i shtëpisë sonë - Duklës, Zetës dhe Malit të Zi, në historinë e saj të vështirë dhe të pasur shumë shekullore. Lufta për liri (vetëm një njeri i lirë është një njeri i lumtur) dhe identiteti personal në një zonë historikisht “të lëkundur”, do të rezultojë në ndikime të ndryshme civilizuese, fetare, kombëtare, kulturore, duke krijuar një pasuri të diversitetit. Kështu, falë mbijetesës edhe më të vështirë dhe këmbëngulëse të Malit të Zi gjatë shekujve, e kaluara e vështirë do të rezultojë në frytet më të bukura, multikulturalizmin e civilizimit të tij, i cili është dhe sot tipari më i bukur i botës moderne. Duke u ndodhur dhe gjeografikisht në qendër të civilizimit – Mesdheu, Mediterraneum (Media - qendër; Terra - vend) si vend i vogël ku do të “puthen” civilizime të ndryshme - Greke, Romake, Bizantine, Osmane, Venedikase, Evropiane moderne - duke krijuar një peizazh kulturorë të pazakontë dhe unik. Bashkësitë e pakicave, kryesisht autoktone, me karakteristikat e tyre, janë pjesë e pasurisë së saj kulturore, përkatësisht historisë së saj kulturore. Prandaj, ky projekt i ka vendosur vetes qëllimin që përmes njohjes me segmentet e ndryshme të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të pakicave te Malit të Zi, të tregojë vlerën e tyre në mbushjen e siperfaqes së rrethit te përgjithshëm të historisë kulturore malazeze. Kjo nevojë tregohet si e domosdoshme, veçanërisht nëse kemi parasysh përhapjen e ekstremizmit fetar dhe kombëtar, dëshmitarët e të cilit jemi në tri dekadat e fundit. Kështu, kufijtë e njerëzëve, për fat të keq, bëhen kufij midis njerëzve. Por kufijtë janë aty për t’u kaluar, apo jo? Abuzimi i fakteve, të historisë së përgjithshme si dhe asaj kulturore, e përdor larminë si bazë për kundërshtim, e jo për pasuri dhe harmoni. “Mendjet dembele” të cilat nuk munden dhe nuk dinë ta vërejnë peizazhin e rrallë të pasurive kulturore të Malit të Zi (bazës dhe pakicave) e shohin atë si një problem, në vend që ta shohin si një thesar që duhet të ruhet, zhvillohet dhe ushqehet, ndër të tjera, nga të tilla projekte. Sfidat në zhvillimin e tyre janë të shumta, gjë që kërkon planifikim studimor, qasje multiperspektive ndaj temave, të cilat ndjekin fakte historike të konfirmuara nga burime historike, kronologji të qartë dhe precize me mjete adekuate metodologjike dhe arsimore, duke respektuar parimet pedagogjike dhe psikologjike. Gjatë punës disa mujore në projekt, nga planifikimi deri tek zbatimi i segmenteve të ndryshme, unë veçanërisht do të doja të theksoja pjesën në të cilën fituesit e përzgjedhur pranuan sugjerimet e dhëna për përmirësimin e përgatitjeve, në përputhje me rekomandimet e listuara tashmë. Kështu, fjalët bashkëpunim dhe respekt reciprok u bënë baza e të gjithë projektit, nëpërmjet përgatitjeve dhe temave të ndryshme pati synimin për të qenë udhëzues dhe ndihmë për edukatorët e shkencave humane sociale në vendin tonë me mesazhin “Mali i Zi është kopsht parajsor ku puthen civilizime të ndryshme.”

  • Page Count: 93
  • Publication Year: 2021
  • Language: Albanian
Metodologjia e mësimdhënies së historisë kulturore të pakicave dhe bashkësive të pakicave kombëtare në Malin e Zi

Metodologjia e mësimdhënies së historisë kulturore të pakicave dhe bashkësive të pakicave kombëtare në Malin e Zi
(Methodology of teaching the cultural history of minorities and national minority communities in Montenegro)

Mali i Zi nga viti 1851 deri në vitin 1914

Mali i Zi nga viti 1851 deri në vitin 1914
(Montenegro from 1851 to 1914)

Vizatime nga jeta e përditshme e popullsisë myslimane Plevla ( XIX sh.-fillimi i XX sh.)

Vizatime nga jeta e përditshme e popullsisë myslimane Plevla ( XIX sh.-fillimi i XX sh.)
(Drawings from the daily life of the Pljevlja Muslim population (19th century - beginning of the 20th century))

Afirmimi i bashkëjetesës dhe tolerancës - Burrëria

Afirmimi i bashkëjetesës dhe tolerancës - Burrëria
(Affirmation of coexistence and tolerance - The man)

Shqiptarët - origjina, mënyra e jetesës dhe rruga për pavarësi

Shqiptarët - origjina, mënyra e jetesës dhe rruga për pavarësi
(Albanians - origin, way of life and path to independence)

Shqiptarët në Mal të Zi

Shqiptarët në Mal të Zi
(Albanians in Montenegro)

Marina e Bokës

Marina e Bokës
(The navy of Boka)

Festivali i Shën Trifunit – mbrojtësit të qytetit dhe Vëllazërisë së marinerëve të Bokës

Festivali i Shën Trifunit – mbrojtësit të qytetit dhe Vëllazërisë së marinerëve të Bokës
(Festival of St. Trifun - the protector of the city and the Brotherhood of sailors of Boka)

Edukimi i popullsisë rome në Mal të Zi

Edukimi i popullsisë rome në Mal të Zi
(Education of the Roma population in Montenegro)

Historia e Hebrenjve në tokën e Malit të Zi

Historia e Hebrenjve në tokën e Malit të Zi
(The history of the Jews in the land of Montenegro)

Mali i Zi-takim multietnicitetesh

Mali i Zi-takim multietnicitetesh
(Montenegro - Convergence of multiethnicity)

Toggle Accessibility Mode