Manual metodologjik për vlerësimin e njohurive në mësimdhënien e historisë online
Methodological manual for knowledge assessment in online history teaching
Author(s): Miloš Vukanović, Igor Radulović
Contributor(s): Daliborka Uljarević (Editor), Monika Mrnjačević (Translator), Elizabeta Mrnjačević (Translator), Nikola Djonović (Translator)
Subject(s): History, Education, School education, Methodology and research technology, Pedagogy
Published by: Centar za građansko obrazovanje (CGO)
Keywords: education; history; online teaching; methodology; manual;
Summary/Abstract: Transformimi i mësimdhënies nga qasja klasike në qasje online ka qenë sfidë e madhe për stafin mësimor dhe institucionet arsimore. Përpjekje e madhe është bërë në këtë proces përmes krijimit të sistemit të ri të punës dhe është e qartë se këtë sistem do ta zbatojmë në të ardhmen e afërt, të paktën edhe një herë, dhe se ende nuk kemi marrë rezultate konkrete të efikasitetit të tij. Gjatë krijimit dhe zbatimit të këtij sistemi u shfaqën disa sfida - si të kalohet nga klasa klasike në klasë virtuale; si të koordinohet mësimi në kohë reale me mësimin asinkron; dhe si të ndihmonin mësuesit dhe nxënësit në këtë rrugë? Sidoqoftë, sfidë e veçantë ishte vlerësimi i njohurisë. Nëse ndihmat teknike ofruan mundësinë për zbatimin e metodës së re të punës, në vlerësimin e njohurisë bota virtuale vetëm e ndërlikoi situatën. Siç pritej, u krijua varg strategjish dhe ndihmash që synonin të mundësonin teste klasike të njohurisë në botën virtuale, ose të përfitonin nga avantazhet teknike dhe përmbajtja multimediale për t’i bërë testet më të arritshme, efikase dhe interesante. Sidoqoftë, mbeti dyshim si në potencialin për transferimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive në botën virtuale, ashtu edhe në vlerësimin e tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për vlerësimin e të kuptuarit. Nëse flasim për lëndën e historisë, veçanërisht në mësimin e temave komplekse, të ndjeshme dhe kontroverse, nevoja për zhvillimin e të kuptuarit të asaj që është mësuar në vend të transferimit të njohurisë është një nga rëndësitë themelore. Përveç pranimit të fakteve, shumë më e rëndësishme është që nxënësi të mund të japë shpjegim, të gjejë dëshmi dhe të japë shembull, të thjeshtojë, zbatojë (gjejë përdorim), të përdorë analogjinë dhe ta paraqesë temën në mënyra të reja. Ky manual u krijua me idenë për të siguruar një pasqyrë të sfidave dhe metodologjive në mësimin e historisë online, me qëllim të vlerësimit të njohurive të bazuara në rezultate dhe vlerësimit të njohurisë në mësimin e historisë që synonë të kuptuarit. Autorët shpresojnë që të paktën të lehtësojnë punën sfiduese të mësuesve të historisë dhe edukatorëve të tjerë të historisë.
- Page Count: 24
- Publication Year: 2021
- Language: Albanian
- eBook-PDF
- Introduction
- Table of Content