Politika dhe Administrimi Publik: Sfida dhe Sinergji. Kumtesa të zgjedhura nga Konferenca e 16-të vjetore e NISPAcee Bratislavë 2008
Politics and Public Administration: Challenges and Synergies. Contributions to the 16th NISPOAcee Conference in Bratislava, 2008
Contributor(s): Katarina Staronova (Editor), László Vass (Editor)
Subject(s): Politics / Political Sciences, Economy, Governance, Public Administration, ICT Information and Communications Technologies
Published by: ASET Albanian Socio - Economic Think - Tank
Keywords: Public administration; Decentralization process; Transition process; E-Government; Cultural Iatrogenesis;
Summary/Abstract: This book is important for at least three reasons. First, it gives a general overview of the transition countries - some are part of the EU, others not yet. Although the initial position, economic capacity and political direction are quite different, they have geographical and historical unity. The closing chapter summarizes and demonstrates the convergent and diverging evolution of countries that have made significant efforts for their transformation. One second reason is that as many sites are being analyzed using a standard format, the more interesting it becomes. This can lead to further knowledge about transferring methods, techniques and models. One third reason is that this book raises many questions. How can we make irreversible reforms? Of what is made a successful or failed reform? Why do some of the solutions do not fit? How does culture affect? What change does the leadership do? These are scientific problems with practical consequences. Can CEE (Central and Eastern European) countries learn from Portugal and Spain?
- Print-ISBN-13: 978-9928-05-011-3
- Page Count: 253
- Publication Year: 2009
- Language: Albanian
Menaxhimi i Politikave të Zhvillimit në Republikën Çeke: CzechInvest si një shembull i Kompetencave të Administratës Publike
Menaxhimi i Politikave të Zhvillimit në Republikën Çeke: CzechInvest si një shembull i Kompetencave të Administratës Publike
(Development Policy Management in the Czech Republic: CzechInvest as an Example of Public Administration Powers)
- Author(s):Vladimir Benaček
- Language:Albanian
- Subject(s):Economy, National Economy, Economic policy
- Page Range:13-30
- No. of Pages:18
- Keywords:Public Administration; Transition; CzechInvest; The National Development Plan
- Summary/Abstract:Ky punim analizon dy aspektet të qeverisjes së mirë sociale: a) Strategjitë e qeverisjes, që materializohen në vizione dhe prioritete sociale në udhëzime operacionale, të cilat mund të kenë formën e planeve afat-gjata. b) Praktikat e kompetencave të administratës publike, që janë të ilustruar në evolucionin konceptual të CzechInvest – agjencia e administratës publike çeke, e dedikuar për promovimin e investimeve, konkurrencës, inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Aktorët e Politikës dhe Politikëbërja në Hungarinë Bashkëkohore
Aktorët e Politikës dhe Politikëbërja në Hungarinë Bashkëkohore
(Political Stakeholders and Policy Making in Contemporary Hungary)
- Author(s):Terry Cox, Sándor Gallai
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics, National Economy
- Page Range:31-46
- No. of Pages:16
- Keywords:Economic Policy; Telecom Sector;
- Summary/Abstract:Një pamje influencuese në shkrimet bashkëkohore akademike, është pamja se transformimi radikal i sistemeve ekonomike të EQL dhe integrimi i ardhshëm i këtyre vendeve në sistemin me bazë tregu, si në BE, jep dëshmi në mbështetje të teorive të globalizimit që theksojnë se si vendet e modernizuara konfirmojnë tendencat e ekonomisë globale. Për më tepër, përvoja e EQL, është marrë si bazë për të treguar se në sistemin e botës moderne ekonomike, shteti modern është relativisht i dobët përball tendencave të globalizimit. Eshtë aktual një debat i gjerë rreth këtij problemi të përgjithshëm, brenda të cilit mund të identifikohen të paktën tre argumente të ndryshme.
Implikimet për politikën e 4 Vendeve të Vishegradit në Politikat Hapsinore të Mundshme që dalin nga ndryshimet Demografike, janë si një 'Sistem' i ndryshueshëm
Implikimet për politikën e 4 Vendeve të Vishegradit në Politikat Hapsinore të Mundshme që dalin nga ndryshimet Demografike, janë si një 'Sistem' i ndryshueshëm
(The implications for the 4 Visegrad countries' policy on potential spatial policies arising from demographic changes, are as a changeable 'System')
- Author(s):Donald E. Fuller
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Health and medicine and law, Demography and human biology
- Page Range:47-84
- No. of Pages:38
- Keywords:Visegrad countries; Demography; Employment Policies; Medical Care; Migration;
- Summary/Abstract:Ky artikull shqyrton çështjen kërkimore: se deri në çfarë mase brenda politikës Vishegrad Katër (V-4) ka të ngjarë që demografia të ndikojë në recetat politikë brenda katër hapësirave të politikës: pensioneve, kujdesit shëndetësor, emigracionit dhe punësimit? Ndërkohë që orientimet kombëtare dhe evropiane mund të ndikojnë në politikën e vektorëve1, demografia, përfaqëson një variabël gjenetik në sektorët e lartpërmendur. Kështu që një ndryshim i rëndësishëm demografik do të shoqërohet me një ndryshim në rezultatet e politikave (ndryshim në arkitekturë). Kjo, do të jetë kështu për faktin se recetat e para politike kanë qenë të bazuar në vektorë më pak të paqëndrueshëm, të cilët u përqendruan në rregullsinë afatgjatë. Artikulli, argumenton se ndryshimet demografike do të sjellin rezultate të cilat do të jenë rezultat i ndryshimeve në ndërtimin e politikës.
Strategjia E-qeverisje e Turqisë: A ka ndonjë shans për një Transformim të Modelit të Shtetit Tradicional?
Strategjia E-qeverisje e Turqisë: A ka ndonjë shans për një Transformim të Modelit të Shtetit Tradicional?
(Turkey's E-Government Strategy: Is there ay Chance for a Transformation of the Traditional State Model?)
- Author(s):Gulgun Tosun
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Governance, Public Administration
- Page Range:207-212
- No. of Pages:6
- Keywords:Turkey's E-Government Strategy; Structural Transformations; ICT (Information and Communication Technology)
- Summary/Abstract:Marëdhënia shtet-shoqëri, është një nga fushat tё rëndësishme ku mund të vërehet ndikimi transformues i zhvillimeve në teknologjitë e komunikimit dhe informacionit. Në varësi të nivelit të disponueshmërisë së tyre për zbatim, që nga fundi i viteve 1990, këto teknologji të reja kanë qenë të përdorshme në sektorët e shërbimeve publike, si dhe në të tjerët, për efekt përmirësimi në shërbime publike. Pioniere në këtë drejtim kanë qënë disa nga qeveritë vendore, për t‘u ngritur më pas në nivel kombëtar, ku disa qeveri kombëtare kamë iniciuar praktikën e e-qeverisjes. Të inkurajuara por, dhe nën presion nga këto hapa paraprake, shumica e shteteve kanë filluar të rishikojnë përmbajtjen dhe formën e ofrimit të shërbimeve të tyre publike dhe ndërmorën hapa drejt përgatitjes së strategjive të e-shtetit të tyre.
Dështimi i politikave në Hungari – në kërkim të mekanizmit të ri të dështimit
Dështimi i politikave në Hungari – në kërkim të mekanizmit të ri të dështimit
(Failure to pursue Policies in Hungary - In search of a new Failure Mechanism)
- Author(s):György Hajnal
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Governance, Public Administration
- Page Range:85-110
- No. of Pages:26
- Keywords:Public Policy; Policy Failures;
- Summary/Abstract:Ky punim, përmbledh rezultatet e një hulumtimi që përqëndrohet në problemet e ndërtimit të politikave publike, në Hungari. Motivi kryesor subjektiv dhe determinant i temës që udhëheq këtë punim, është një interes këmbëngulës mbi dështimet e qeverisë, në dukje të parëndësishme, të pranishme në fushat të ndryshme të veprimtarisë qeveritare – në mënyrë praktike të pavarura nga niveli qeverisës (pushtet qendror apo vendor) ose sektori publik.
Reagimi politik dhe qeveritar ndaj diversitetit etnik dhe gjuhësor: Rastet e Rumanisë dhe Ukrainës
Reagimi politik dhe qeveritar ndaj diversitetit etnik dhe gjuhësor: Rastet e Rumanisë dhe Ukrainës
(Political and Government Response to Ethnic and Language Diversity: The Cases of Romania and Ukraine)
- Author(s):Natalia Kolisnichenko, Mykola Izha, Allan Rosenbaum
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Human Geography, Inter-Ethnic Relations, Ethnic Minorities Studies
- Page Range:111-122
- No. of Pages:12
- Keywords:Ethnic Diversity; Language Diversity; Minorities;
- Summary/Abstract:Ky artikull, shqyrton mënyrën se si pakicat etnike dhe gjuhësore, kërkojnë të drejtojnë çështjet e tyre të interesit, brenda kontekstit të strukturave politike dhe qeveritare të vendit. Artikulli, shqyrton marrëdhënien midis ndryshimeve në gjendjen e pakicës dhe ndryshimeve në mjetet specifike të përdorura nga këto grupe, kur kërkojnë drejtimin apo trajtimin e problemeve të tyre. Për këtë arsye, ne do të shohim dy vende të rëndësishme të Europës lindore Rumaninë dhe Ukrainën. Të dy vendet kanë pakica të rëndësishme etnike dhe gjuhësore. Megjithatë, gjendjet e ndryshme të secilit prej këtyre grupeve etnike, kanë prodhuar mjete mjaft të ndryshme me anë të të cilave çështjet etnike dhe gjuhësore janë sjellë në vëmendjen politike dhe qeveritare.
Vlerësim kombëtar për përsosmëri në Administratën Publike Sllovene - Projekti Pilot 2007
Vlerësim kombëtar për përsosmëri në Administratën Publike Sllovene - Projekti Pilot 2007
(National Award for Excellence in the Slovenian Public Administration - Pilot Project 2007)
- Author(s):Polona Kovač, Nina Tomaževič
- Language:Albanian
- Subject(s):Economy, Business Economy / Management, Public Administration
- Page Range:125-140
- No. of Pages:16
- Keywords:Public Administration; Pilot Project; Public Organizations;
- Summary/Abstract:Administratat publike kombëtare në ditët e sotme, janë të detyruara për t'iu përshtatur ndryshimeve shoqërore në të gjithë botën (Pollitt, 2004). Në BE, Strategjia e Lisbonës, është një nga stimujt kryesorë për të luftuar dhe zhvilluar administratën publike (AP), operacionet bazuar në përqëndrimin tek konsumatorët dhe të gjithë aktorët e tjerë. BE, nuk ka asnjë mjet të paraparë për zhvillimin e cilësisë në AP, por KE rekomandon veçanërisht vetëvlerësimin dhe standardet e jashtme, si dhe përmirësime në bazë të Vlerësimit Kornizë, të Përbashkët (CAF), për organizatat e sektorit publik në kontekstin e reformave e përgjithshme të AP. Qeveria e Republikës së Sllovenisë, ka konstatuar në mandatin 2004-2008, se qëllimet kryesore të saj janë për ta bërë administratën përdorues të orientuar, funksionimin e saj të hapur dhe transparent, si dhe për të siguruar efikasitet dhe cilësi në të gjitha nivelet. Kjo e fundit në mënyrë specifike, përfshin krijimin e një sistemi të cilësisë brenda AP - dhe është edhe objektivi i Strategjisë për Zhvillim e Sllovenisë, deri më 2013.
Procesi i decentralizimit në Rumani
Procesi i decentralizimit në Rumani
(The Decentralization Process in Romania)
- Author(s):Constantin Marius Profiroiu, Andrei Tudorel, Alina Profiroiu
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Governance, Public Administration, Government/Political systems
- Page Range:141-152
- No. of Pages:12
- Keywords:Decentralization in Romnania; Public Administration Reform;
- Summary/Abstract:Shoqëria rumune, është në një proces ndryshimi, ku të gjitha aspektet ekonomike, sociale, politike dhe qytetare kanë regjistruar një dinamikë të re, në përpjekje që të përshtaten me kushtet e sotme. Tashmë, është funksional një sistem demokratik, ku ekonomia ka rezultate të suksesshme dhe është zhvilluar një shpirt demokratik në mentalitetin shoqëror. Çështjet e decentralizimit, janë të lidhura drejtpërdrejt me procesin e gjithanshëm të demokratizimit të shoqërisë dhe kjo është pjesë e qeverisjes së mirë.
Duke Kërkuar për Profesionalizëm: Dhënia e Asistencës Teknike për Pushtetin Lokal në Vendet e Evropës Qendrore e Lindore Gjatë Procesit të Tranzicionit
Duke Kërkuar për Profesionalizëm: Dhënia e Asistencës Teknike për Pushtetin Lokal në Vendet e Evropës Qendrore e Lindore Gjatë Procesit të Tranzicionit
(Looking for Professionalism: Providing Technical Assistance to Local Government in Central and Eastern European Countries During the Transition Process)
- Author(s):Iwona Sobis, Michiel S. De Vries
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Governance
- Page Range:153-180
- No. of Pages:28
- Keywords:Technical Assistance for CEE Countries; Individual Professionalism;
- Summary/Abstract:Ky studim është i fundit i një serie prej tetë studimesh, për ndihmën perëndimore ndaj qeverive vendore në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), gjatë procesit të tranzicionit. Qëllimi i studimit është të nxjerrë konkluzione dhe të japë rekomandime mbi bazën e hulumtimeve të mëparshme. Kërkimi filloi nga kurioziteti. Vendet perëndimore kanë dhënë rreth 40 miliardë US $ për asistencë teknike, për vendet EQL midis viteve 1990 (pas rënies së murit të Berlinit) dhe 2004 (vit në të cilin 10 vende të EQL, u bënë anëtarë të BE-së), dhe nga komentet e shumta të përfituesve në nivel lokal rezultoi, që një pjesë e mirë e kësaj ndihme, nuk e ka përmbushur qëllimin e saj.
Informatika e Besuara në Manaxhimin Publik
Informatika e Besuara në Manaxhimin Publik
(Trusted IT-Applications in Public Management)
- Author(s):Franziska Cecon, Wolfgang Eixelsberger
- Language:Albanian
- Subject(s):Public Administration, ICT Information and Communications Technologies
- Page Range:183-194
- No. of Pages:12
- Keywords:E-Governance; Public Management; IT(Information Technology); Trusted IT- Applications;
- Summary/Abstract:Kërkesat për sigurinë e IT-së, po rriten në mënyrë të qëndrueshme në shumë fushat e biznesit, ashtu sikundër edhe në manaxhimin publik. Për vitin 2006 dhe 2007,Austria u zgjodh si kampione në e-qeverisje në Evropë. Për të garantuar këtë zhvillim të jashtëzakonshëm, në të ardhmen duhet të arrihet progres i vazhdueshëm në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si dhe të sigurisë. Duhet të pritet që transaksionet elektronike të bëhen pjesë integrale e jetës tonë të përditshme dhe shkalla e përdorimit të tyre pa dyshim, do të rritet. Veçanërisht kjo vlen për administratën publike.
Gatishmëria e e-qeverisjes për ruajtjen afatgjatë të informacionit: Progresi i Sllovenisë
Gatishmëria e e-qeverisjes për ruajtjen afatgjatë të informacionit: Progresi i Sllovenisë
(E-Government Readiness for Long-term Information Storage: Slovenia's Progress)
- Author(s):Mitja Dečman
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Governance, Public Administration, ICT Information and Communications Technologies
- Page Range:195-205
- No. of Pages:11
- Keywords:E-Government; ICT (Information and Communication Technology); Digital Storage;
- Summary/Abstract:Lehtësia e përdorimit të informacionit, të teknologjisë së komunikimit dhe prania e tyre e gjerë, kanë sjell për çdo ditë një sasi të madhe të të dhënave dixhitale që krijohen në sektorët publik dhe privat. Prania e gjerë e qeverisjes elektronike dhe përdorimi në rritje i komunikimit dixhital, në botën e zhvilluar e shton këtë gjë edhe më tepër. Këto të dhëna jo vetëm që paraqesin dëshmi për proceset, hapat dhe vendimet e marra nga administrata publike, por ato janë edhe një burim informacioni për brezat që vijnë dhe për studimet e tyre rreth së kaluarës. Jo vetëm që këto të dhëna dixhitale duhet të jenë në dispozicion, por ato duhet të jenë të gjetëshme, të shikueshme dhe të prezantueshme, si dhe të besueshme dhe autentike.
Zhvillimi i burimeve njerëzore në sektorin e financave publike, në Evropën Qendrore dhe Lindore
Zhvillimi i burimeve njerëzore në sektorin e financave publike, në Evropën Qendrore dhe Lindore
(Development of human resources in the public finance sector in Central and Eastern Europe)
- Author(s):Eugenijus Chlivickas
- Language:Albanian
- Subject(s):Public Administration, Public Finances, Fiscal Politics / Budgeting, Human Resources in Economy
- Page Range:215-220
- No. of Pages:6
- Keywords:Public Finances; Public Administration;
- Summary/Abstract:Qёllimi i zhvillimit tё sektorit publik, i lidhur ngushtë me lindjen e një cilësie të re, është ai për të krijuar një sistem të integruar dhe të mirë-menaxhuar tё burimeve njerëzore të pushtetit qendror dhe lokal dhe njëkohësisht, për të siguruar zhvillimin e duhur të mëtejshëm të sistemit dhe programeve përkatëse. Një nga fushat e mbuluara nga reforma e administratës publike, në vendet e EQL, është zhvillimi i burimeve njerëzore dhe rritja e këtij procesi. Edhe pse shtetet e reja anëtare të BE-së, kanë shumë specialistë të arsimuar mirë dhe të kualifikuar, ata gjithashtu kanë një bazë joadekuate ligjore dhe një traditë trainimi, të cilat jo vetëm pengojnë mbarëvajtjen e trajnimit, por edhe ndalojnë përparimin e të gjithë sektorit të menaxhimit publik.
Përvoja e Trajnimit të Nëpunësve civilë në Serbi
Përvoja e Trajnimit të Nëpunësve civilë në Serbi
(Civil Servants Training Experience in Serbia)
- Author(s):Ivana Zlatanović, Snežana Antonijević
- Language:Albanian
- Subject(s):Civil Society, Public Administration
- Page Range:221-236
- No. of Pages:16
- Keywords:Reforms in the State Administration; Civil Servants; Proffesional Training;
- Summary/Abstract:Integrimi në BE, pozicionimi në "Hapësirën Administrative Evropiane", rregullimet në ndryshime të mjedisit, ato të orientimit të qytetarëve, janë vetëm disa nga kërkesat me të cilat përballet administrata shtetërore në Serbi. Zbatimi i suksesshëm i reformës në administratën shtetërore, është reflektuar mbi të gjitha në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të punës së saj. Elementi kyç për zbatimin e pergjithshëm të saj kërkon krijimin e një sistemi të zhvillimit profesional, i cili do të sigurojë përmirësimin e vazhdueshëm të njohurive profesionale dhe aftësive të nëpunësit civil. Vetëm në këtë mënyrë, të punësuarit do të jenë në gjendje për të mbajtur ritmin me kërkesat profesionale në rritje në aspektin e njohurive, me kërkesën e aplikimit të teknologjive dhe metodave të reja të punës, me kërkesën për zhvillim të standardeve të reja dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Edukimi i Administratës Publike Moderne në Kushtet Postmoderne: Reziku i Iatrogenesis Kulturore
Edukimi i Administratës Publike Moderne në Kushtet Postmoderne: Reziku i Iatrogenesis Kulturore
(Education in Modern Public Administration under Postmodern Conditions: The Risk of Cultural Iatrogenesis)
- Author(s):Inesa Vorontchuk, Aivars Kalnins
- Language:Albanian
- Subject(s):Politics / Political Sciences, Public Administration
- Page Range:237-248
- No. of Pages:12
- Keywords:Modern Public Administration; Cultural Iatrogenesis
- Summary/Abstract:Shumica prej nesh orvaten të - kenë progres të dukshëm, në fushat tona të punës. Megjithatë, rezultatet mund të jenë të ndryshme nga ajo që ne duam të arrijmë. Shqetësimi për trendin udhëheqës brenda dhe jashtë vendit na shpie tek pyetja - pse ne shpesh kemi zhgënjim lidhur me mendimin konvencional për administratën publike? A nuk është e çuditshme që kjo gjë ndodh shpesh e më shpesh, jo vetëm në ”vendet e zhvilluara”, ashtu si ne i quajme ato, por gjithashtu edhe në – “vendet më pak të zhvilluara”, në – “vendet në zhvillim” dhe bile edhe në – “vendet në tranzicion”, vende që janë trajtuar me – “terapinë e shokut”?