SUBORDINATE TIME CLAUSES - AN ISSUE TO BE SOLVED Cover Image

PERIUDHAT ME SIFJALI TË NËNRENDITURA KOHORE – NJË PROBLEM QË DUHET ZGJIDHUR
SUBORDINATE TIME CLAUSES - AN ISSUE TO BE SOLVED

Author(s): Nertila Ramadani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: lidhëzat; periudhat e nënrenditura me sifjali kohore; studentët; krahasimi

Summary/Abstract: Studimet gjuhësore, viteve të fundit po orientohen drejt gjuhësisë së zbatuar dhe problemeve që dalin nga ajo, të cilat kryesisht mbështeten në praktikat e përditshme ligjërimore. Edhe studimet sintaksore, si shkencë, që merret me studimin e mënyrës si kombinohen fjalët për të krijuar fraza dhe fjali në një gjuhë të caktuar, duhet të orientohen në këtë drejtim. Nëpërmjet këtij hulumtimi synojmë të zbulojmë vështirësitë e studentëve në lidhje me njohjen, përdorimin, kuptimin e lidhëzave kohore, drejtpërdorimin e tyre në fjali si dhe dallimin e periudhave me sifjali të nënrenditur kohore me periudhat me sifjali tjera nënrenditëse, të formuara me lidhëza kohore. Të dhënat për realizimin e këtij studimi janë mbledhur nga anketa e realizuar online me studentët e katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe që vijojnë studimet në Universitetin e Tetovës. Metodat që janë përdorur gjatë hartimit të punimit janë metoda e anketimit dhe ajo përshkruese si forma më të përdorura gjatë hulumtimeve aktuale me qëllim që të përftohet material më i begatë dhe të përshkruhen më rrënjësisht dukuritë gjuhësore që hulumtohen me të gjitha karakteristikat e tyre.

  • Issue Year: 9/2022
  • Issue No: 17-18
  • Page Range: 212-220
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian