PROMISES – WORDS OR ACTS? Cover Image

PREMTIMET – FJALË APO VEPRA?
PROMISES – WORDS OR ACTS?

Author(s): Nertila Ramadani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: aktet kumtuese; komisivet; premtimet; strategjitë; kultura

Summary/Abstract: Studimi i akteve të të folurit që realizohen në gjuhët natyrore që fliten në mbarë botën është një sfidë e re në fushën e gjuhësisë. Në epokën e fundit, aktet e të folurit studiohen jo vetëm si dukuri gjuhësore, por edhe si elemente që bëjnë dallime kulturore. Qëllimi i këtij hulumtimi është të theksohen karakteristikat kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve që jetojnë në RMV gjatë realizimit të aktit të premtimit. Ky punim i hulumton strategjitë e premtimit, klasifikimin e tyre, faktorët e mundshëm që ndikojnë në përdorimin e një strategjie specifike. Strategjitë janë zbuluar dhe janë klasifikuar në 10 grupe sipas propozimit të studiuesve Ariff dhe Mugableh, ndërsa të dhënat janë mbledhur përmes teknikave DCT dhe Role Play. Hulumtimi i kryer përpiqet t'u përgjigjet pyetjeve: shprehjet gjuhësore dhe foljet e përdorura në aktin e premtimit, "besa" dhe premtimet, orientimi fetar dhe premtimet, strategjitë e premtimit etj. Rezultatet treguan se strategjitë më të zakonshme janë: premtimet e pastra, shprehjet kohore, shprehjet e mirësjelljes ndërsa si strategji më pak të përdorura renditen: shprehjet tautologjike, shprehjet vetëlavdëruese, betimet që përfshijnë pjesë të trupit etj.

  • Issue Year: 11/2023
  • Issue No: 20-21
  • Page Range: 164-171
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian