THE STRUCTURE OF FATOS KONGOLI’S NOVELS Cover Image

STRUKTURA E ROMANEVE TË FATOS KONGOLIT
THE STRUCTURE OF FATOS KONGOLI’S NOVELS

Author(s): Adelina Xhaferi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: proza shqipe; personazhi; ngjarjet; mentaliteti; Kongoli

Summary/Abstract: Ky punim letrar, i nxitur nga proza narrative e Kongolit, do të përqendrohet në strukturën e romaneve. Në to, nga një këndvështrim letrar, do të shihen në hollësi pikat e veçanta për nga paraqitja e jashtme e personazheve, si dhe ajo e brendshme. Herë të tjera, punimi, romanet e këtij shkrimtari të periudhës bashkëkohore shqipe, do t’i sheh edhe për nga ana kompozicionale, meqë thuhet se është pjesa themelore për një vepër me natyrë bashkëkohore. Ky punim, duke mëtuar për një paraqitje sa më të hollësishme, siç do të shihet në punim, do të jep edhe mënyrën se si në të njëjtat krijime shfaqen: përsëritjet e motiveve letrare, natyrat e rrëfimeve unazore, natyrat e rrëfimeve paralele, ose bashkë me këto, edhe vetë përmbysjet kohore në çastet kur nuk priten, jo vetëm nga personazhi, por, edhe nga vetë lexuesi, i cili e paraqet anën e jashtme të kësaj letërsie. Falë kësaj pune që ka krijuar Kongoli për vite të tëra, edhe punimi do të tregojë se sa e rëndësishme është struktura me të cilën na paraqitet një roman, sidomos kur personazhi bën zë dhe tregon dallim nga ata të mëparshmit.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 19 - 29
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian