COPYRIGHT DISCLAIMER IN WRITTEN, ELECTRONIC AND SOCIAL MEDIA Cover Image

SHKARJET DREJTSHKRIMORE NË MEDIET E SHKRUARA, ELEKTRONIKE DHE NË RRJETET SOCIALE
COPYRIGHT DISCLAIMER IN WRITTEN, ELECTRONIC AND SOCIAL MEDIA

Author(s): Gonxhe GASHI, Luljeta Adili-Çeliku
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: medie; shkarje; gjuhë standarde; drejtshkrim; kulturë gjuhësore

Summary/Abstract: Dukuria e kulturës së gjuhës shqipe është duke u venitur dita-ditës. Sot, një ndër çështjet më të dhimbshme të gjuhës standarde shqipe është çështja e mosnjohjes së kulturës gjuhësore, në përgjithësi. Kujdesi për të shkruar e për të folur në përputhje me rregullat e modelet më të mira të gjuhës së bukur shqipe është shndërruar në një shkujdes të skajshëm, duke mënjanuar e shpërfillur ligjet e saj, të cilat, përkundër çdo shkeljeje që mund t’u bëhen këtyre ligjeve, duhen mbrojtur dhe respektuar nga secili prej nesh. Në procesin e standardizimit të një gjuhe, norma drejtshkrimore zë një vend qendror, duke i prirë atij procesi. Por, çfarë ngjet me kulturën e të shkruarit drejt në ditët e sotme? Shtrembërimet e shpeshta që i bëhen gjuhës së shkruar standarde shqipe, të cilat i vëmë re çdo ditë, janë të shumta, tejet të mëdha dhe të pafalshme. Andaj, për ta parë gjendjen e mjeruar të gjuhës shqipe në ditët e sotme dhe për t’i realizuar suksesshëm çështjet e ngritura brenda kësaj teme që do të trajtohet, do të merren disa shembuj konkretë të shkarjeve drejtshkrimore në mediet e shkruara, elektronike dhe atyre në rrjetet sociale. Shkarjet drejtshkrimore që do të trajtohen janë: të sistemit emëror, të sistemit foljor, të natyrës sintaksore, të natyrës leksikore etj. Pasi të jenë trajtuar disa nga çështjet e gabimeve drejtshkrimore, do të vihen në pah edhe faktorët që ndikojnë në mosnjohjen e kulturës së gjuhës, të cilët janë të shumtë. Këto analiza dhe shqyrtime do t’i trajtojmë përmes metodës së analizës teorike, si dhe, metodës krahasimtare, pra, duke i paraqitur shembujt e dhënë gabim me format e sakta, që parasheh drejtshkrimi i gjuhës shqipe. Ndërsa, krejt në fund, duke u mbështetur në këta faktorë, do të jepen disa rekomandime, se si mund t’u bëhet zgjidhje problemeve që po e shkatërrojnë gjuhën e bukur standarde shqipe dhe padrejtësitë që i bëhen, secilënherë e më shumë, kësaj gjuhe.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 167 - 178
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode