EXPRESSION OF CONDITION IN DIFFERENT TEXT CATEGORIES OF GEGERIAN Cover Image

SHPREHJA E KUSHTIT NË KATEGORI TË NDRYSHME TEKSTORE TË GEGËRISHTES
EXPRESSION OF CONDITION IN DIFFERENT TEXT CATEGORIES OF GEGERIAN

Author(s): Liridona Mehmeti
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: format e kushtores; kushti; gegërishtja; mjetet gramatikore; tekstet

Summary/Abstract: Në këtë punim trajtojmë format e shprehjes së kushtit në kategori të ndryshme tekstesh të dialektit të gegërishtes. Me anë të këtij punimi, paraqesim mënyrat e shprehjes së kushtit në dialektin e gegërishtes krahas gjuhës standarde. Pra, qëllimi i këtij punimi është studimi i formave të të shprehurit të kushtit, mjetet gramatikore me të cilat ndërtohet kushti dhe përdorimin e kushtores në tekste të ndryshme të gegërishtes.Gjithashtu, përgjatë këtij punimi trajtojmë kushtoren, si njëra nga mënyrat e diskutuara të foljes në gjuhën shqipe, duke marrë për bazë trajtesat e gjuhëtarëve lidhur me strukturën dhe modalitetin që shpreh në tekste e kontekste të ndryshme. Për realizimin e këtij punimi, përveç pjesës teorike paraqesim edhe rezultatet nga pjesa e hulumtimit, duke përdorur metodën cilësore dhe sasiore. Korpusi hulumtues përfshin kategori të ndryshme tekstesh të shkruara në dialektin e gegërishtes, si: artikuj të ndryshëm nga tre numra të gazetës "Rilindja" (`63,`64,`65); shkrime në revistën "Jeta e Re" (2001,2003); disa pjesë tekstesh nga përmbledhjet e krijimeve të Migjenit, N.Mjedës, Gj.Fishtës, E.Koliqit.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 303 - 311
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian