Financing Higher Education in Albania - Challenges and opportunities Cover Image

Financimi i Arsimit të Lartë në Shqipëri - Sfida dhe mundësi
Financing Higher Education in Albania - Challenges and opportunities

Author(s): Arbjan MAZNIKU, Gjergji FILIPI
Subject(s): National Economy, Higher Education , Financial Markets, Socio-Economic Research, Sociology of Education
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Higher education; financing reform; development;

Summary/Abstract: rsimi i lartë është një ndër shtyllat thelbësore të rritjes ekonomike kombëtare si dhe një instrument kyç për realizimin e aspiratave për zhvillim. Në të gjithë botën, arsimit të lartë po i kushtohet një vëmendje e veçantë në drejtim të reformimit të këtij sistemi me qëllim rritjen e numrit të të diplomuarve dhe llojit të formimeve; lehtësimin e financimit; harmonizimin e diplomave me kërkesat e tregut të punës; dhe rritjen e cilësisë dhe përgjegjshmërisë në edukim. Politikëbërësit në Shqipëri e kanë njohur tashmë nevojën urgjente që ka vendi për të bërë progres drejt përmbushjes së këtyre qëllimeve dhe kjo ka qenë shtysa e reformave të ndërmarra së fundmi në këtë fushë. Por ndërkohë, problemet mbeten ekzistente. Arsimi i Lartë mbetet një temë prioritare në diskutimet dhe axhendat publike. Vitet e fundit, ky sistem i është nënshtruar dhe një serie reformash specifike të cilat kanë patur si qëllim kryesor rritjen e numrit të studentëve. Ndërkohë që përtej shumë diskutimeve, është bërë pak për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ofruar nga sistemi i arsimit të lartë. Së fundmi, qeveria është angazhuar për të ndërmarrë një reformë në financimin e sistemit të Arsimit të Lartë. Duke njohur domosdoshmërinë e reformimit të sistemit dhe impaktin pozitiv që do të kishte adaptimi i një politike të mirë-hartuar, Instituti AGENDA kontribuon duke propozuar një skemë alternative financimi që synon të adresojë sfidat kryesore me të cilat përballet sot Arsimi i Lartë në Shqipëri.

  • Issue Year: 8/2012
  • Issue No: 1
  • Page Range: 118-129
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode