A look at the rankings universities from "Time" Magazine for the period 2011–2012 Cover Image

Një vështrim mbi renditjen e universiteteve nga Revista "Time" për periudhën 2011–2012
A look at the rankings universities from "Time" Magazine for the period 2011–2012

Author(s): Përparim FUGA, Tomi Treska
Subject(s): Higher Education , Socio-Economic Research, Sociology of Education
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Time Magazine; university ranking; economy;

Summary/Abstract: Para pak kohësh Revista “Time” prezantoi renditjen e universiteteve të vendeve të ndryshme të botës, sipas një klasifikimi të kryer nga ajo revistë (Times Higher Education World Universiteti Rankings)1 , të cilën e ka tashmë traditë të saj të përvitshme. Ky klasifikim prej kohësh është shndërruar në një industri të tërë dhe bëhet duke i renditur universitetet sipas një vlerësimi mbi cilësinë e tyre2 . Mjafton të mendojmë sa i madh është interesimi i prindërve dhe studentëve për të ditur se cilit universitet duhet t’i drejtohen për shkollim dhe do e kuptojmë qartë sa e madhe është kërkesa dhe vlera për një shërbim të tillë. Renditjet e kësaj natyre përgjithësisht synojnë klasifikimin e institucioneve ose të programeve, duke u fokusuar kryesisht në programet bachelor dhe ato master. Përveç renditjes që ofron Revista Time, njihen edhe mjaft renditje të tjera, që kryen nga organizma të ndryshme ndërkombëtare (The Leiden Ranking3 ; Shanhai Jiao Tong University Ranking4 ; The CHE Ranking5 ; Financial Times Rankings6 ; etj.). Kuptohet se renditja e universiteteve nuk është një detyrë e lehtë po të marrim parasysh se ato janë institucione kompleksë e të larmishëm për të cilët pa frikë mund të thuhet se i ndryshojnë madje jetën individit nëpërmjet ofrimit të njohurive me vlerë për përballimin e jetës në vazhdimësinë e saj, dhe që luajnë një rol të madh e të pazëvendësueshëm në zhvillimin njerëzor.

  • Issue Year: 8/2012
  • Issue No: 1
  • Page Range: 142-152
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode