On the best possible management of ferry costs Cover Image

Mbi administrimin sa më të mirë të vendakostimeve të trageteve
On the best possible management of ferry costs

Author(s): Vasillaq Kedhi, Albina Basholli
Subject(s): Business Economy / Management, Methodology and research technology, Management and complex organizations, Accounting - Business Administration, Socio-Economic Research
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Port capacities; localities; mathematical models;

Summary/Abstract: Menaxhimi i veprimtarive ekonomike në përgjithësi është një detyrë komplekse që zhvillohet pandërprerë në jetën e përditshme, në një terren praktikisht të pafundëm rastesh dhe shumë të larmishëm. Kompleksiteti i menaxhimit shfaqet në të dy aspektet kryesore të analizave që kryen menaxhuesi ose grupi menaxhues. Së pari, në analizat e aspekteve juridike, administrative, sociale, ambjentaliste etj., që janë me rëndësi kryesore. Së dyti, në analizat e aspektit sasior të të dhënave tekniko-teknologjike, financiare, të burimeve materiale, organizative etj., të cilat, për nga vet natyra e tyre shoqërohen me vështirësi të shumta si për përzgjedhjen e treguesve që karakterizojnë suksesin e veprimtarisë, ashtu edhe për mënyrën e llogaritjes së tyre. Në këtë aspekt të dytë, është me një vlerë praktike shumë të madhe për menaxhuesit shfrytëzimi i arsenalit shumë të pasur të modeleve matematike që janë në zhvillim të vazhdueshëm paralelisht edhe me ato të informatikës. Në këtë artikull, si objekt studimi është marrë menaxhimi i kapaciteteve portuale për pritjen e trageteve, përfshirë proçedurat dhe shërbimet e nevojshme, me synim shfrytëzimin sa më dobiprurës të atyre kapaciteteve. Natyrisht, problematike janë situatat kur kërkesat për vendakostime janë më të mëdha se mundësitë reale të porteve për t’i realizuar ato dhe, pikërisht situata të tilla, janë vënë në qendër të vëmendjes. Në funksion të analizave sasiore për menaxhimin e një porti tragetesh janë shqyrtuar disa situata problematike dhe janë ndërtuar modelet matematikore përkatëse nëpërmjet të cilëve marrin zgjidhje edhe vet problemet e shtruara. Në procesin e modelimit të situatave menaxhuese është dashur të shfrytëzohen rezultate nga disa disiplina matematike si për shembull teoria e bashkësive pjesërisht të renditura nga fusha e algjebrës, teoria e grafeve, çiftëzimet në grafet dyanësorë si dhe teoria e flukseve me kosto minimum në rjeta.

  • Issue Year: 6/2011
  • Issue No: 1
  • Page Range: 85-96
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode