A mathematical model on the rational use of marina water basins Cover Image

Një model matematik mbi përdorimin racional të pellgjeve ujore të porteve për jahte
A mathematical model on the rational use of marina water basins

Author(s): Vasillaq Kedhi, Albina Basholli
Subject(s): Business Economy / Management, Energy and Environmental Studies, Methodology and research technology, Financial Markets
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: mathematical mode; rational use of marina water basins;

Summary/Abstract: Eshtë e qartë se studimi i fizibilitetit të një projekt-ideje mbi ngritjen e një objekti ekonomik është një moment përcaktues në vendimmarrjen e palës investuese për realizimin e atij objekti. Shpesh, fizibiliteti bëhet mbi bazën e të dhënave globale të nxjerra nga përvoja praktike e ngritjes dhe e funksionimit të objekteve të ngjashme ekzistuese. Por, kuptohet se saktësia e rezultateve të fizibilitetit rritet kur ai bëhet në shumë këndvështrime dhe kur përdoren për studim metoda përllogaritëse të përpikta. Në këtë optikë, me shumë rëndësi është edhe parashikimi i të ardhurave të pritshme nga shfrytëzimi i kapaciteteve të objektit. Hapet kështu një problem i ndërmjetëm që konsiston në parashikimin e një shfrytëzimi sa më rezultativ të kapaciteteve të objektit që projektohet. Nëse arrihet që shfrytëzimi i atyre kapaciteteve të modelohet matematikisht nëpërmjet modeleve optimizuese, atëherë baza e të dhënave për vlerësimin e fizibilitetit të objektit bëhet më e saktë. Pikërisht në këtë optikë kemi shqyrtuar mundësinë e modelimit matematik të shfrytëzimit të pellgut ujor të një porti jahtesh. Si rezultat është arritur të tregohet se shfrytëzimi optimal i pellgut ujor të një porti të tillë mund të modelohet si një program objektivash i cili, sipas metodash të njohura, mund të kthehet në një program matematik.

  • Issue Year: 6/2011
  • Issue No: 1
  • Page Range: 105-116
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode