50 YEARS OF "ALBANOLOGICAL TRACES" SERIES OF HISTORICAL SCIENCES Cover Image
  • Price 6.90 €

50 VJET “GJURMIME ALBANOLOGJIKE” SERIA E SHKENCAVE HISTORIKE
50 YEARS OF "ALBANOLOGICAL TRACES" SERIES OF HISTORICAL SCIENCES

Author(s): Nuridin Ahmeti
Subject(s): Cultural history, Ethnohistory, Political history, Social history, Societal Essay
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; History; research; ethnohistory;

Summary/Abstract: Krahas revistave të njohura shkencore, kulturore e letrare, që filluan të dalin në Prishtinë “Përparimi” dhe “Jeta e re” , pas Luftës së Dytë Botërore, një vend me rëndësi zë edhe revista “Gjurmime albanologjike”. Në fakt, kjo revistë rrugëtimin e filloi nga viti 1962, kur edhe u botua numri i parë, që asokohe ishte organ i Katedrës së Albanologjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Kryeredaktori i parë i kësaj reviste ishte profesori i nderuar Idriz Ajeti, ndërsa redaksia përbëhej nga Ali Hadri, Enver Gjerqeku, Shefqet Pllana dhe Idriz Ajeti. Pra, kjo revistë shkencore filloi të botohej dy vjet pas hapjes së Fakultetit Filozofik në Prishtinë më 1960. Shkrimet në këtë revistë botoheshin në dy gjuhë: në shqip dhe në serbisht. Punimet në numrin e parë, ishin nga fusha e gjuhësisë, historisë dhe folklorit. Ato shoqëroheshin edhe me nga një rezyme në gjuhë të huaj si: gjermanisht, frëngjisht e rusisht. Në numrin e parë me punime kontribuuan studiuesit e vendit, si: Idriz Ajeti, Hasan Kaleshi, Ali Hadri, Shefqet Pllana, Hilmi Agani, Anton Çetta, Haxhi Krasniqi e Syrja Pupovci dhe të huaj, si: Danilo Barjaktarevic, Miodrag Sijakovic, Mirko Barjaktarevic, P.Z. Petrovic, Dragutin Micovic, Milan Budimir dhe Milivoj Pavlovic.

  • Issue Year: 2021
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 323-330
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode