Terminologjia shqipe – probleme dhe detyra
-
Author(s): Hëna Pasho, Agron DuroSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Latin terminology ; Albania; Albanian Language; Latin Influence ; Terminologjia shqipe
Summary/Abstract: Konferenca shkencore që na ka bashkuar sot, i kushtohet terminologjisë shqipe, kësaj fushe të veçantë të leksikut të gjuhës sonë. Terminologjia pasqyron më drejtpërdrejt vetë zhvillimin dhe modernizimin e gjuhës së sotme shqipe dhe është e lidhur ngushtë me përparimin e arsimit, të shkencës e të kulturës, me përhapjen e njohurive tekniko-shkencore në mbarë shoqërinë shqiptare. Për këtë arsye interesimi për terminologjinë, ndryshe nga disa fusha të tjera gjuhësore, është më i gjerë dhe i kalon kufijtë e studiuesve të gjuhës. Ky interesim i specialistëve të fushave më të ndryshme për terminologjinë është tregues i nivelit të lartë të zhvillimit të shkencës e të arsimit, i rolit gjithnjë në rritje të tyre në jetën e shoqërisë bashkëkohore shqiptare. Zhvillimi i shkencës dhe i teknikës çon shpesh jo vetëm në lindjen e koncepteve dhe termave të rinj, por edhe të sistemeve terminologjike, jo vetëm në rindërtimin dhe saktësimin e koncepteve dhe termave të veçantë, por edhe në rindërtimin e gjithë aparatit konceptor të një vargu disiplinash shkencore dhe në sistemet terminologjike përkatëse. E gjithë kjo lëvizje shoqërohet me diferencim e specializim të terminologjive të fushave të ndryshme, por, njëherësh, edhe me bashkëveprim ndërmjet njëra-tjetrës, prandaj për të nuk janë të interesuar vetëm një rreth i ngushtë specialistësh, por edhe rrethe më të gjëra shoqërore që, në këtë apo atë shkallë, ndeshen me terma të fushave të ndryshme të dijes në veprimtarinë dhe në ligjërimin e përditshëm.
Journal: Gjuha jonë
- Issue Year: 2009
- Issue No: 01-04
- Page Range: 012-028
- Page Count: 17
- Language: Albanian
- Content File-PDF