- Cover Image
  • Price 4.50 €

Fjala, termi dhe norma gjuhësore
-

Author(s): Jani Thomai
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian Language; Spoken Albanian; Albanian Terminology Albania; Fjala,; termi ;

Summary/Abstract: Sikundër është gjendja dhe sikundër është pohuar në studime gjuhësore shqiptare, terminologjia shqipe ka mbetur ende në fazën e identifikimit e të shqipërimit të njësive terminologjike për çdo fushë të shkencës, të teknikës, të prodhimit e të kulturës, d.m.th. në fazën e standardizimit, me synimin që t’i shërbehet njësimit të saj e më tej ngulitjes në fushat përkatëse të veprimtarisë e më gjerë, d.m.th. normativizimit. Por në këtë rrjedhë zhvillimi duhet vërejtur edhe një kufizim tjetër: puna e terminologëve është përqendruar më shumë tek ana shenjore e termave dhe barasvlerësia me njësitë përkatëse të gjuhëve të tjera, prandaj është zhvilluar më shumë terminografia, d.m.th. hartimi i fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh, duke iu shmangur, madje me vetëdije, hartimit të fjalorëve terminologjikë shpjegues për çdo fushë. Tash së fundi po hidhen hapat a parë në këtë drejtim të dytë, si p.sh. me “Fjalorin e termave themelorë të bujqësisë”1. Kërkesë e dytë ka qenë e mbetet studimi teorik i sistemit terminologjik të shqipes e në këtë sistem ka mjaft probleme që kanë nevojë të ndriçohen edhe teorikisht, lidhur ngushtë me veçantitë leksiko-terminologjike të shqipes, si identiteti e kufijtë e termit togfjalëshor në shqipe, semantika terminologjike (fushë në të cilën jemi më zbrazët), kategoritë leksikologjike në terminologji (dysorët, sinonimet, homonimet, variantet, çerdhja terminologjike etj.), njësimi e standardizimi, fushat terminologjike dhe gërshetimi i tyre, historia dhe evolucioni i terminologjisë shqipe etj. Punimet shkencore që kanë dalë deri më sot të hartuara nga studiuesit shqiptarë2, pa dyshim janë të dobishme,

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-04
  • Page Range: 046-053
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode