FEJA DHE SHQIPTARËT Cover Image

FEJA DHE SHQIPTARËT
FEJA DHE SHQIPTARËT

Author(s): Fatos Lubonja
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: FEJA DHE SHQIPTARËT ; SHBA media

Summary/Abstract: Në informimet, dezinformimet, spekulimet dhe hamendjet e transmetuara lidhur me sulmin e 11 shtatorit të terrorizmin islamik mbi SHBA-të, media botërore përmendi edhe botën shqiptare. U fol deri edhe për lidhjet e shqiptarëve me njerëz të Bin Ladenit, u fol se ai i qarkullonte paratë në Amerikë nëpërmjet shoqatave bamirëse të shqiptarëve, si dhe për përfshirje të fundamentalistëve arabë në UÇK. Këto zhurma më shumë se nga vetë faktet dukej se .amplifikoheshin nga ideja se Shqipëria (krahas Bosnjës) është i vetmi vend në Evropë që konsiderohet mysliman sa i përket fesë. Mirëpo, anketimet që janë bërë me shqiptarët, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, tregojnë se ata i mbështesin bombardimet në Afganistan jo vetëm më shumë sesa evropianët perëndimorë, por edhe më shumë sesa vetë amerikanët, pra më lart se 90 për qind! Si shpjegohet ky paradoks? Përveç se me trashëgiminë komuniste të mënyrës homogjene të të menduarit në Shqipëri, si dhe me servilizmin tradicional ndaj aleatëve të mëdhenj, ky paradoks ka edhe një shpjegim që lidhet me historinë e fesë në Shqipëri dhe Kosovë.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 10-11-12
  • Page Range: 032-038
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode