Eqeremi (from prison tales) Cover Image
  • Price 4.50 €

Eqeremi (nga tregimet e burgut)
Eqeremi (from prison tales)

Author(s): Fatos Lubonja
Subject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Eqeremi ;

Summary/Abstract: Tarraca ishte sheshi më i madh i kampit. Aty grumbulloheshim për të pritur grupin e policëve të punës që na shoqëronte për në minierë si dhe për apelet e ditës.. Qe një sipërfaqe sa dy-tre fusha volejbolli, e shtruar me beton dhe e rrethuar me kangjella hekuri që mbulonte banjat, nevojtoret, depot e teshave të minierës dhe kuzhinën private. Teposhtë saj vinte rrethimi me tela, karakollet dhe pastaj vazhdonte rrëpira, që varej gjithnjë e më pingulthi deri tek përroi. Përballë, përmbi përrua, ngrihej një varg kodrash të larta të mbuluara me shkurre që ngjitej gjithnjë e më të lart drejt verilindjes për nga maja e lartë e Munellës. Ky varg kodrash ishte i vetmi peizazh i pa qerthulluar me tela dhe karakolle që shihej nga kampi. Ishte një mur i lartë natyror që e mbulonte horizontin nga veriperëndimi deri në verilindje dhe që, me atë monotoninë dhe peshën e tij të rëndë, e përballte përditë zymtësisht shikimin e të burgosurve. Në të kishte gjithsej vetëm tri shtëpi të veçuara, shumë larg njëra tjetrës, nga të cilat zbrisnin disa monopate barinjsh që dukeshin dhe zhdukeshin mes shkurreve e shkarëzimave. Këta monopate bashkoheshin poshtë, tek ura mbi përrua, e cila ishte pika e fundit që kapte shikimi ynë nga tarraca.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 08
  • Page Range: 051-056
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode