Integrimi dhe kriza politike në shqipëri
Integration and political crisis in Albania
Author(s): Paskal MiloSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: Integration ; political crisis ; Albania
Summary/Abstract: Në Sarajevë, më 2 qershor 2010 u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë. Aktorë të tjerë të rëndësishëm të angazhuar në rajon si SHBA, Rusia, Turqia, NATO, OSBE, etj, ishin të pranishëm në nivelin e përfaqësuesve të lartë zyrtarë. Në fund të takimit, siç edhe është bërë e njohur përmes konferencës së shtypit e Deklaratës së Presidencës spanjolle, përveç optimizmit tashmë tradicional që shprehet në raste të tilla për të ardhmen evropiane të këtyre vendeve, nuk pati ndonjë element të ri dhe as nuk u përcaktua ndonjë kalendar për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. U bënë vlerësime për stadin aktual të procesit integrues të secilit vend dhe u nënvizuan edhe sfidat që qëndrojnë para tyre. Shqipërisë iu njoftua propozimi i Komisionit Evropian për Këshillin e Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave si dhe iu tërhoq edhe njëherë tjetër vëmendja për urgjencën e domosdoshmërinë e kapërcimit të krizës politike si kusht për të vazhduar procesin e integrimit të mëtejshëm të vendit, në rrugën për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Journal: Gjeopolitika
- Issue Year: 2010
- Issue No: 05
- Page Range: 038-042
- Page Count: 5
- Language: Albanian