Sprovë për periodizimin e historisë së gjuhës shqipe
Efforts for the periodicity of the history of Albanian language
Author(s): David LukaSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: periodicity of history ; Albanian language ; Albania
Summary/Abstract: Për periodizimin e historisë së gjuhës shqipe janë shprehur H. Pederseni1, E. Çabej2, S. Riza3, A. Desnickaja4, B. Bokshi5, Sh. Demiraj6 e së fundi S. Mansaku7. Për Pedersenin, Çabejn e Rizën mund të themi se ata nuk e kanë bërë objekt studimi periodizimin e gjuhës shqipe. Pederseni flet shkarazi për “periudhën II” e “periudhën III” të shqipes vetëm kur do të vendosë në kohë disa dukuri gjuhësore, por pa dhënë shpjegime të mëtejme. E. Çabej “periodizimin” e përdor kryesisht si njësi metodike, që i shërben për të vendosur lëndën e parashtruar ndër kapitujt përkatës. Sipas tij kemi “periodën prehistorike” (nga “shqipja si gjuhë indoevropiane” deri te “huazimet”); “periodën historike përpara shkrimit” (nga “huazimet greke” deri te “shqipja gjuhë ballkanike”); “perioda e re, qëkurse shkruhet gjuha”8. Dhe asnjë hollësi tjetër.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2010
- Issue No: 01-02
- Page Range: 107-114
- Page Count: 8
- Language: Albanian