VEPRA E PABOTUAR E AT GJERGJ GUXETËS DHE FILLIMET E ALBANOLOGJISË NË SHEK. XVIII
Unpublished Works of At Gjergj Guxeta and the Beginning of the Albanology in the XVIII-th Century
Author(s): Matteo MandaláSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Unpublished Works ; Gjergj Guxeta ; Beginning of Albanology ; XVIII-th Century; Albania; Albanian Literature
Summary/Abstract: 1.1– Pas një periudhe amullie e cila, që prej botimit të E mbsuame e krështerë të Lekë Matrangës, rrok gjithë shekullin e shtatëmbëdhjetë, gjatë atij të mëpasmit vihet re një shpërthim i atillë i aktivitetit letrar e kulturor që e bën të tetëmbëdhjetin të quhet shekulli i artë i letërsisë së vjetër arbëreshe. Mungojnë ende studime të thelluara mbi arsyet që përcaktuan, para së gjithash në Sicili, por edhe në Kalabri, përftimin e një lëvizjeje të gjerë kulturore si ajo e shekullit XVIII. E lindur prej frymëzimit fetar ajo do të linte gjurmë të atilla, që do të ndikonin mbi letërsinë romantike të mëpastajme, duke u paraprirë madje edhe disa temave që do ta karakterizonin shekullin XIX tout cour. Nuk ka dyshim se njëri prej aspekteve më të rëndësishme që shënjon shekullin XVIII arbëresh ka të bëjë me themelimin e institucioneve që duhej të mbronin, vlerësonin, studionin dhe përhapnin kulturën religjioze bizantine dhe identitetin etniko-gjuhësor të bashkësive arbëreshe. Fjala është për një përpjekje, që nga njëra anë u konkretizua me krijimin e disa instituteve të rëndësishme, të cilat do t’u shtoheshin atyre që ishin ngritur më parë, gjegjësisht Kolegjit Grek të Shën Thanasit në Romë (1572) dhe Manastirit vasilian në Munxifs (1647) e, nga ana tjetër, me gjallërimin e një veprimtarie kërkimore që do të arrinte rezultate jo të vogla, të panjohura deri atëherë. 1
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2006
- Issue No: 01-02
- Page Range: 011-040
- Page Count: 30
- Language: Albanian