Ideja e përkatësisë europiane në debatet intelektuale në Shqipërinë e viteve 20-30
The European idea in the intellectual debates of the '20s and '30s' Albania
Author(s): Enis SulstarovaSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: European idea ; intellectual debates ; 20s ; 30s ; Albania ; Albanian History;
Summary/Abstract: Kur flitet per një identitet evropian, shpeshherë ky krahasohet me ate kombëtar. Studiues të ndryshëm argumentojnë për pamundësinë, ose në rastin më të mirë, "cekëtinë" e identitetit evropian përballë atij kombëtar, ose per mënyrën sesi identiteti evropian po fiton terren prej zbehjes së identiteteve kombëtare në Evropës si pasojë e globalizimit ekonomik dhe kulturor. Mirëpo, duhet theksuar se marrëdhëniet midis kombeve evropianë dhe idesë së Evropës janë të ndërvarura: jo vetëm kombet e parë modernë janë formuar në mjedisin e qytetërimit evropian a perëndimor, por gjithashtu "Evropa" dhe projekti për bashkimin politik gjithëevropian janë konsideruar prej këndvështrimeve të kombeve të kontinentit. Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk ka pasur një "Evropë" thelbësore, por gjithmonë shumë përfytyrime të Evropës. Kjo do të thotë se epitetet "evropian" dhe "kombëtar" nuk janë alternativa të njëri-tjetrit, por artikulohen së bashku në mënyra të shumëfishta. Këtu do të trajtojmë artikulimet e "Evropës" në debatet publike mbi zhvillimin e shtetit kombëtar shqiptar në periudhën midis dy luftërave botërore. Pyetja së cilës do të mundohemi t ' i përgjigjemi është se cilat janë përdorimet e "Evropës" te ligjërimet intelektuale të kohës, në varësi edhe të projekteve politike për të ardhmen e vendit që parashtroheshin prej intelektualëve.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2011
- Issue No: 01-02
- Page Range: 223-232
- Page Count: 10
- Language: Albanian
- Content File-PDF