Mbijetesa e përditshme nën komunizëm
Daily survival under communism
Author(s): Enis SulstarovaSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Daily survival ; communism; Albania;
Summary/Abstract: Studimet deritanishme për Shqipërinë komuniste nga autorë shqiptarë dhe të huaj kanë qenë pothuajse të gjitha makro-analiza të shtetit dhe shoqërisë. Fokusi i tyre ka qenë mbi aparatin prodhues, kontrollues dhe shtypës të partisë-shtet, duke përfshirë edhe strukturat ideologjike që mbizotëronin në kulturën e asaj kohe. Pra, karakteristikë e këtyre studimeve është paraqitja e historisë nga lart-poshtë, nga makro-strukturat tek individët. Tërësia e këtyre analizave paraqet, me të drejtë, një pamje tejet të zymtë të Shqipërisë komuniste, aq sa duket gati e pamundur që disa breza njerëzorë të kenë kaluar jetët e tyre në atë burg të stërmadh. Si shpjegohet, pra, që megjithë shtypjen, njerëzit mbijetonin? Çfarë metodash përshtatjeje përdornin ata në jetët e tyre për të përballuar trysninë e kontrollit dhe madje për t’i shpëtuar asaj kur jepej rasti? Përgjigje këtyre pyetjeve mund t’u japin mikro-analiza të hollësishme të jetës së përditshme të njerëzve të thjeshtë, të cilat në shkencat shoqërore përfshihen nën rubrikën e “kulturës popullore” apo të “historisë nga poshtë-lart”1 . Në qendër të studimeve të tilla nuk janë heronj të veçantë apo ngjarje të spikatura, por ndodhet njeriu i thjeshtë, anonim, së bashku me veprimtaritë e rëndomta të jetës së përditshme. Këtu nuk është fjala për akte kundërshtimi apo rrebelimi ndaj sistemit, përkundrazi flitet për ata njerëz që jetonin me sistemin, e duronin atë, por, njëkohësisht, duke mos u nënshtruar plotësisht dhe duke i shkarë sistemit kur u krijohej mundësia2 .
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2005
- Issue No: 21
- Page Range: 094-106
- Page Count: 13
- Language: Albanian
- Content File-PDF