Dibra dhe dibranët në qëndresën e 7 prillit 1939
Dibra and the Dibrans in the resistance day of 7 April 1939
Author(s): Bajram XhafaSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Dibra and the Dibrans ; resistance day of 7 April 1939; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Mbasi dёshtoi me variantin e zbarkimit “paqësor” pёr pushtimin e Shqipёrisё me anё tё mashtrimeve, aq shumë tё dёshiruar për Benito Musolinin, gjithashtu edhe me shantazhet e ultimatumet drejtuar qeverisё shqiptare nё mars - prill 1939, kreut tё fashizmit italian i mbeti tё verё nё zbatim mjetin e fundit, mё tё padёshiruarin e mё tё dёmshmin pёr tё: agresionin ushtarak. Italia fashiste e mblodhi mendjen t’i hynte aventurёs sё luftёs me legjionet e ushtrisё duke u detyruar tё pёrdorё ato mjete, qё po tё pёrdorim njё reference tё diplomacisё angleze “e goditёn rёndё ndёrgjegjen e krishterё”. Duke shkelur nё mёnyrё flagrante marrëveshjet dypalёshe dhe ato ndërkombëtare, duke vepruar kundër vullnetit të popullit, tё qeverisë shqiptare dhe çdo morali njerёzor, në mënyrë të pabesë e të paskrupullt, kreu i fashizmit italian dhe shteti italian ndërmori më 7 prill 1939 agresionin ushtarak kundёr shtetit tё pavarur shqiptar dhe Mbretёrisё Shqiptare, kundёr popullit e kombit shqiptar.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2008
- Issue No: 01-02
- Page Range: 201-211
- Page Count: 11
- Language: Albanian
- Content File-PDF