Kushtet historike të ngritjes së Mbretërisë Shqiptare
The historical conditions of the establishment of the Kingdom of Albania
Author(s): Bajram XhafaSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: historical conditions ; Kingdom of Albania ; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Historia e ngritjes sё mbretёrisё nga shqiptarёt lidhet drejtpёrdrejtё me procesin e shtetformimit dhe tё pavarёsisё sё tyre. Shpallja mё 1 shtator 1928 e Mbretёrisё Shqiptare pёrmbyll procesin shumё tё gjatё e tё mundimshёm historik tё ngritjes, formёsimit e konstituimit tё shtetit tё pavarur nga shqiptarёt nё njё pjesё tё truallit tё tyre etnik. Nё periudhёn e mesjetёs shqiptarёt nuk arritёn tё krijojnё njёsi tё pavarur shtetёrore nё nivelin e mbretёrisё. Nё kuadёr tё Perandorisё Bizantine, shqiptarёt nё truallin e tyre krijuan struktura politike autonome nё nivelin e principatave, por nuk shkuan mё tej. Edhe projekti i Papёs Piu II pёr organizimin e njё kryqёzate kundёrosmane tё komanduar nga Skёnderbeu mё 1464, me ç’rast do ta kurorёzonte kёtё tё fundit “mbret” dhe Pal Engjëllin kardinalin e parё shqiptar, mё tepёr se njё nismё e vёrtetё politike, duket ёshtё sajesё e priftёrinjve katolikё shqiptarё Marin Barleti, Pal Engjëlli dhe Dhimitёr Frangu nga vjen edhe informacioni pёr tё larё e lustruar politikёn e Vatikanit1. Edhe nё periudhёn e ngritjes sё nacinalizmave nё Evropё shqiptarёt nuk arritёn as pavarёsinё dhe as tё formёsojnё njёsi shtetёrore nё nivelin e mbretёrisё. Jashtё konsideratave tё determinizmit gjeografik, pozita gjeografike dhe gjeostrategjike e shqiptarёve nё “vijёn tektonike” tё ballafaqimit midis lindjes dhe perёndimit, pёrcaktoi fatin e tyre si pjesё e perandorive shumёkombёshe.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 03-04
- Page Range: 195-202
- Page Count: 8
- Language: Albanian
- Content File-PDF