LASGUSHI DHE TEOZOFIA
LASGUSH AND THEOSOPHY
Author(s): Eldon GjikajSubject(s): Literary Texts
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: LASGUSH ;THEOSOPHY
Summary/Abstract: Termin teozofi e ndeshim në jo pak raste përgjatë traditës së interpretimit të poezisë së Lasgushit. Në më të shumtën e herës termi vetëm sa citohet si një burim i mundshëm paratekstual i poezisë lasgushiane, pa shkuar në shqyrtime më të thelluara. Mund të thuhet se pikërisht tek termi i teozofisë, kritika ka përqendruar për një kohë rela-tivisht të gjatë bateritë përkeqësuese për të spikatur “të metat” ideolo-gjike të autorit. Nga njohja jonë e deritanishme pohojmë se i pari që kryen një analizë krahasuese mes koncepteve teozofike dhe poezisë së Lasgushit është Andrea Varfi. Megjithëse analiza është krejtësisht brenda llojit të spikatjes së “të metave ideologjike” të autorit, ajo ka rëndësi sepse është i vetmi rast ku shkohet përtej konstatimit, ku para-qiten analogji mes tekstit dhe paratekstit bazuar në argumente.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave filologjike
- Issue Year: 2010
- Issue No: 40
- Page Range: 293-299
- Page Count: 7
- Language: Albanian
- Content File-PDF