Pretext and semantic stratification in the story "The troubles of sin are big" by Mitrush Kuteli Cover Image
  • Price 4.90 €

SHTRESËZIME PARATEKSTORE DHE KUPTIMORE NË RRËFIMIN
Pretext and semantic stratification in the story "The troubles of sin are big" by Mitrush Kuteli

Author(s): Eldon Gjikaj
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Pretext ; semantic stratification ; The troubles of sin are big; Mitrush Kuteli ;

Summary/Abstract: Rrëfimi E madhe është gjëma e mëkatit, shkruar nga Mitrush Kuteli në vitin 1947, kohë shumë e vështirë për autorin, shquhet si një prej krijimeve më përfaqësuese të tij. Në kontekstin e periudhës kur është shkruar, mund të themi pa mëdyshje se Kuteli ka patur vetëdijen e plotë që po nxirrte duarsh një tekst të destinuar për në sirtar. Gjithsesi, s’mund ta dimë në e kishte parashikuar që lexuesi do ta kishte në duar aq vonë, vetëm pas disa dhjetëvjeçarësh. Arrestimi në vitin 1947 me motivacionin “armik i popullit”, u pasua me “humbjen”, a zhdukjen, e veprës letrare që kishte në shtyp. Nga përmbledhja me tregime e novela Dashuria e barbarit Artan, u shtypën vetëm disa tregime dhe “humbi” tërë novela kryesore “Dashuria e barbarit Artan për të bukurën Galatea”, “humbi” gjysma e novelës tjetër “Sbulesa e dytë e Pjetër Kulirës nga Liqerasi”, “humbi” një roman që u kushtohej të burgosurve të kampit të Prishtinës, së bashku me dramën Ura, me motive nga legjenda e murimit dhe, ndofta, falë një rastësie fatlume shpëtoi E madhe është gjëma e mëkatit...

  • Issue Year: 2008
  • Issue No: 25
  • Page Range: 177-193
  • Page Count: 17
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode