KOSOVO IN THE POETRY OF DRITËRO AGOLLI Cover Image
  • Price 4.50 €

KOSOVA NË POEZINË E DRITËRO AGOLLIT
KOSOVO IN THE POETRY OF DRITËRO AGOLLI

Author(s): Sali Bytyçi
Subject(s): Literary Texts
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: KOSOVO IN THE POETRY ; DRITËRO AGOLLI

Summary/Abstract: Kosova është një nga pjesët përbërëse dhe mjaft kuptimplota të gjeografisë poetike të Dritëro Agollit. Në poezinë e këtij poeti, e gjejmë Kosovën e djeshme dhe të sotme, figurat e saj historike, si dhe vendet që në shekuj kanë shënjuar të kaluarën e saj. Vitet ’90, kur poeti shkruan poezinë e tij për Kosovën, kjo krahinë shqiptare po përjetonte momente tepër të rënda për fatin e saj. Dhe poeti, në pamundësi për t’i ndihmuar, në kohën kur asaj më së shumti i duhet ndihma, krijon poezi në të cilat gradualisht sqaron pozitën e tij ndaj temës, ku nuk është një subjekt krejt gjakftohtë. Një pjesë e rëndësishme e poezive të këtij poeti për Kosovën, janë të krijuara në formën e polemikës: ai polemizon me politikën shoviniste serbe, e cila në emër të miteve mesjetare e mban të robëruar Kosovën; polemizon me parapolitikën kosovare, e cila në gjithë këtë katrahurë ve-tëm bën sehir; polemizon me politikën e shtetit shqiptar, që nuk intere-sohet fare për këtë çështje dhe, në fund, polemizon edhe me vetë popullin e Kosovës, i cili qëndron pasiv në një situatë të tillë. Në shkrimin tim do ta trajtoj poezinë e Dritëro Agollit, në të cilën Ko-sova është objekt artistik. Këtu, përmes analizës tekstore të poezisë së Agollit për Kosovën, do të hedh dritë në strukturën e saj, në motivet dhe në figuracionin e kësaj poezie.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 40
  • Page Range: 281-292
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode