From the League of Prizren to the independence of Kosova Cover Image
  • Price 4.50 €

Nga Lidhja e Prizrenit te pavarësia e Kosovës
From the League of Prizren to the independence of Kosova

Author(s): Marenglen Verli
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: League of Prizren ; independence of Kosova;History;

Summary/Abstract: Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën atë moment kulmor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare që mund të konsiderohet pa mëdyshje, moment i ngjizjes së shtetit të pavarur shqiptar të kohëve të reja. Për atë arritje madhore, për atë besëlidhje me shtrirje mbarëshqiptare, që kapërceu kufijtë krahinorë, socialë dhe fetarë të shqiptarëve, që përpunoi platformën më të plotë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me kërkesa të sakta politike, ekonomike e kulturore, që përdori të gjithë larminë e mjeteve për arritjen e qëllimit final, për krijimin e shtetit shqiptar, duke filluar nga edukimi dhe frymëzimi masiv i popullit, te kuvendet, protestat, veprimtaria diplomatike e deri te lufta e armatosur, që provoi botërisht jo vetëm qenien e kombit shqiptar, shpesh të mohuar në atë kohë, por edhe karakterin e tij liridashës, përparimtar, të vetëdijshëm dhe të vendosur për mbrojtjen e të drejtave të tij, pra për këtë arritje madhore, Kosova dhe bijtë e saj të shquar, kanë dhënë një kontribut të vyer. Veprimtaria e sotme e kthyer në traditë, e organizuar me përkujdesjen e veçantë të autoriteteve dhe studiuesve të Universiteteve të Prishtinës dhe Tiranës është një dëshmi e gjurmëve të pashlyera të 130-vjetëve të shkuara dhe e respektit deri në ditët tona për burrat e mëdhenj të kësaj periudhe, bij të këtij vendi.

  • Issue Year: 2007
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 165-176
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode