Tensionet midis teologjikes dhe politikes
Tensionet midis teologjikes dhe politikes
Author(s): Muhamedin KullashiSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: Tensionet midis ; teologjikes ; politikes ;Abdelwaheb Medeb
Summary/Abstract: Në një tubim, kushtuar relacioneve midis religjioneve dhe politikës në botën e sotme, që mbajt paradokohe në Paris, specialisti i fesë islame Abdelwaheb Medeb kërkoi nga bashkebiseduesit, mirëkuptim për krizën nëpër të cilën po kalon islami në vendet muslimane : « Edhe sipas kalendarit ne jemi ende në mesjetë. E ju e dini mirë, tha ai, se çfarë situate ka mbretëruar midis religjionit e politikës në vendet e krishtera, në Evropë ». Në trajtë aluzive, Medeb kishte parasysh gërshetimin e plotë midis jo vetëm fesë e politikës por edhe përshkimin e tërë jetës shoqërore e individuale me fenë, si edhe trajtat e dhunës që nxiten nga kjo përzirje, në vendet muslimane. Mirëpo, athua problemi që i ngarkon këto vende është problem që do të zgjidhet vetvetiu, me rrjedhën e kohës (të shekujëve) ? A nuk bartet, në këtë mënyrë, mbi supet e kohës, si instancë mbinjerëzore e jashtëhistorike, problemi i politizimit radikal të religjionit dhe ndërhyrjes së tij në të gjitha sferat e jetës shoqërore, si normë absolute dhe e pakontestueshme? Si normë që nuk pyet për shumësinê e kërkesave, shijeve dhe dëshirave tê individit.
Journal: Revistë Mikste Debatike për Çështje Shoqërore, Politikë, Kulturë Dhe Letërsi
- Issue Year: 2005
- Issue No: 06-07
- Page Range: 003-012
- Page Count: 10
- Language: Albanian