Arsyeja Qeverisëse dhe Arti i Qeverisjes tek Michel Foucault
Reason Governance and the Art of Governance of Michel Foucault
Author(s): Muhamedin KullashiSubject(s): Political Theory, Governance, Middle Ages, Modern Age, Recent History (1900 till today), Structuralism and Post-Structuralism
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Michel Foucault; knowledge; power; state; middle ages; modern age;
Summary/Abstract: Në këtë studim do të orvatemi të shkoqisim disa aspekte të hulumtimeve të Foucault-së (Mishel Fuko) mbi lidhjet e shumta që sajohen midis pushtetit dhe dijes në periudhën e Mesjetës, Renesancës (Rilindja), periudhës klasike dhe modernitetit. Më konkretisht do të shqyrtojmë lindjen e konceptit dhe praktikës moderne të qeverisjes sipas Foucault-së. Në pjesën e parë të artikullit do të hedhim një vështrim të përgjithshëm tek kalimi gradual nga koncepti dhe praktika mesjetare e sundimit drejt konceptit dhe praktikës moderne të qeverisjes, çka shoqërohet edhe me lindjen e një koncepti të ri, atë të shtetit. Në pjesën e dytë do të përqendrohemi tek mënyra se si Foucault-ja e ka trajtuar konceptin e 'arsyes së shtetit' si reflektim dhe materializim i praktikës dhe entitetittë ri konceptual ‘shtet'. Në pjesën e tretë do të ndalemi tek metodologjia e hulumtimit të Foucault-së për të kuptuar më mirë mënyrën se si Foucault-ja analizon 'vënien në skenë' të arsyes së shtetit në raport me një sërë konceptesh të tjera çka ravijëzon dhe sendërton edhe më qartë entitetin shtet. Këtë moment të sendërtimit të shtetit si një realitet objektiv në një kontekst të caktuar historik, epistemologjik dhe politik, gjithmonë sipas Foucault-së, do ta shtjellojmë me më hollësi në dy pjesët e fundit të punimit.
Journal: Polis
- Issue Year: 2008
- Issue No: 6
- Page Range: 80-99
- Page Count: 20
- Language: Albanian