Ndërgjegje historike. Muzeu Kombëtar dhe Muzeu i Skënderbeut si institucione të religjionit civil shqiptar të komunizmit
Historic awareness - The National Museum and the Museum of Skenderbeu as institutions of Albanian civil religion of communism
Author(s): Egin CekaSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Historic awareness ; National Museum ; Museum of Skanderbek ; institutions of Albanian communism; civil religion of communism; Albanian Communism; Albania
Summary/Abstract: Pavarësisht nga fakti se Skënderbeu është një nga simbolet, ose më mirë të themi SIMBOLI më i njohur i nacionalizmit shqiptar, dhe megjithëse ka një mori shkrimesh, artikujsh, monografish dhe romanesh mbi këtë figurë, mungon deri më sot një vepër gjithëpërfshirëse mbi Skënderbeun, e cila do ta trajtonte personin e tij si nga aspekti historiko-shkencor ashtu edhe nga aspekti i rolit sociopsikologjik, të cilin Skënderbeu e luan në “ndërgjegjen” e kombit shqiptar. Nuk është qëllim i këtij shkrimi, të paraqesë figurën historike të Gjergj Kastriot Skënderbeut, dmth. t’i afrohet sa më shumë në mënyrë objektive realitetit të ngjarjeve rreth Skënderbeut real, birit, djaloshit, vëllait, bashkëshortit, babait, mikut, njeriut, luftëtarit, diplomatit dhe burrit të shtetit Skënderbe. Bile, nisur nga mungesa e theksuar dhe natyra hagjiografike e burimeve historike mbi Skënderbeun, autori i këtij shkrimi nuk beson se do të jetë ndonjëherë e mundur të sqarohen aspektet e sipërpërmendura. Sidoqoftë, duke qenë se “besimi” përsa i përket shkencave shoqërore nuk është ndonjë disiplinë dhe maksimumi hyn në rangun e hipotezës, dhe i nisur nga interesi shkencor për të ditur se kush ka qenë ky njeri për hir të së vërtetës, shpresoj që të jem gabim në bindjen e përmendur më sipër. Këtë shkrim do e konsideroj si fillimin e një pune për të krijuar një bazë më të qartë për hulumtimin e figurës së Skënderbeut. Kjo bazë mund të krijohet, nëse nga figura e mitizuar e Skënderbeut do të largohen mitet e shumta të ndërtuara në historinë kombëtare shqiptare sidomos në 50 vitet e regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri. Do të merren në shqyrtim një numër i vogël pikturash dhe statujash të fotografuara kryesisht në Muzeun e Skënderbeut në Krujë, të cilave me anë të një metode sociopsikologjike do t’u jepet një shpjegim dhe një qëllim.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2005
- Issue No: 21
- Page Range: 121-147
- Page Count: 27
- Language: Albanian
- Content File-PDF