“Ligji i shenjtë i partisë”Ateizmi dhe politika ndaj fesë në Shqipërinë komuniste
"The party's holy law" Atheism and politics of religion in communist Albania
Author(s): Egin CekaSubject(s): History of ideas, Politics and religion, History of Communism
Published by: Përpjekja
Keywords: The party's holy law; Atheism and politics ; religion in communist Albania; Albania; Albanian History ;
Summary/Abstract: Artikulli në vijim është një paraqitje e përgjithshme e marrëdhënieve të shtetit me fenë në Shqipërinë komuniste në periudhën 1944 deri 1990, i shtrirjes graduale të kontrollit shtetëror dhe më pas i ndalimin dhe kriminalizimit të jetës fetare në sferën publike dhe private. Fokusi i tij përqendrohet tek politikat shtetërore dhe të drejtuesve tij të lartë si aktorët dominantë të kësaj marrëdhënieje. Çështjet që ngrihen kanë të bëjnë, ndër të tjera, me funksionin legjitimues për pushtetin të ndalimit të fesë dhe të zëvendësimit të saj me ateizmin shtetëror, perceptimin e ateizmit si një ideologji zëvendësuese për vakumin e krijuar nga ndalimi i fesë, rolin e intelektualëve si përçues të ateizmit në shoqëri, por edhe mbijetesën e fenomeneve dhe besimeve fetare deri në rënien e sistemit socialist. Pa pretenduar se çështjet dhe përgjigjet e ofruara e shterin problematikën e shtruar, ky shkrim, nëpërmjet analizës së motiveve dhe të interesave politike të veprimit, të përcaktimit të vlerave dhe të mënyrës së komunikimit të tyre në publik, synon të hedhë dritë mbi një kapitull akoma të pandriçuar mjaftueshëm të historisë bashkëkohore shqiptare.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2014
- Issue No: 32-33
- Page Range: 129-154
- Page Count: 26
- Language: Albanian
- Content File-PDF