Nationalism and minorities Cover Image
  • Price 4.50 €

Nacionalizmi dhe minoritetet
Nationalism and minorities

Author(s): Beqir Meta
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Nationalism and minorities; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Për të kuptuar më mirë trajtimin e minoriteteve në Shqipëri është e nevojshme të kuptohen edhe të njihen karakteristikat dhe veçoritë e nacionalizmit shqiptar sepse nacionalizmi ka një ndikim të madh në qëndrimet dhe në politikat ndaj minoriteteve. Nacionalizmi perëndimor, thotë profesori Hans Kohn, bazohet në realitetin politiko-shoqëror, ndërsa nacionalizmi lindor në mite dhe ëndrra1. Ky ndryshim thelbësor është shkaku kryesor i qëndrimeve thuajse të kundërta i të dy nacionalizmave kundrejt minoriteteve. Në botën perëndimore, në Angli, Francë, Hollandë, Zvicër, ShBA e në Dominionet Britanike, lindja e nacionalizmit ishte kryesisht një shfaqje politike. Ajo u pasua nga formimi i shtetit kombëtar të së ardhmes ose siç ndodhi në SHBA, koincidoi me të. Në Evropën Qendrore e Lindore dhe në Azi, nacionalizmi jo vetëm që lindi më vonë, por gjithashtu ai përgjithësisht u shfaq në momentet historike kur këto vende ishin në një shkallë më të prapambetur të zhvillimit social e politik. Kufijtë e një shteti ekzistues dhe të një kombi në krijim përputheshin shumë pak. Kështu nacionalizmi u rrit në proteste dhe në konflikt me shtetin ekzistues. Ky konflikt nuk kishte të bënte me objektivin për ta transformuar atë në një shtet të popullit, por për të ridimensionuar kufijtë politikë në përputhje me kriteret etnike”2.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 347-354
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode