The Mukja agreement in the context of Albania's international position during World War II Cover Image
  • Price 4.50 €

Marrëveshja e Mukjes në kontekstin e pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore
The Mukja agreement in the context of Albania's international position during World War II

Author(s): Beqir Meta
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Mukja agreement ; Albania's international position ; World War II; Albania; Albanian History;

Summary/Abstract: Fillimi i Luftës së II Botërore paralajmëronte jo vetëm një tragjedi të madhe njerëzore, por edhe një tronditje të pozitave ndërkombëtare, të stabilitetit dhe legjitimitetit ndërkombëtar të shumë vendeve. Është e kuptueshme që ndër më të rrezikuarat ishin vendet e vogla. Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë në këtë kontekst të zymtë ishte ndoshta më e kërcënuara dhe më e rrezikuara. Në këtë situatë ndikonin një sërë faktorësh: Së pari: Shqipëria ishte viktima e parë e agresionit fashist në Evropë. Kjo ishte një arsye që ky agresion nuk u dënua nga Fuqitë e Mëdha me forcën e qartësinë e duhur. Kjo lidhej me momentin kur u krye pushtimi, pasi në këtë kohë Italia nuk ishte renditur në bllokun fashist dhe Fuqitë Perëndimore, në mënyrë të veçantë Britania e Madhe, përpiqeshin ta afronin ose të paktën ta mbanin në një pozicion neutral Italinë. Kjo ishte një arsye që pas pushtimit nuk u përcaktua e nuk u njoh me qartësi pozita ndërkombëtare e Shqipërisë si një viktimë e pafajshme e agresionit fashist. Kjo u manifestua si në qëndrimin që u mbajt ndaj qeverisë legjitime shqiptare në ekzil ashtu dhe ndaj rezistencës. Ai ishte një qëndrim mohues, izolues dhe mjaft cinik.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 305-308
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode