Skënderbeu dhe Rilindja Kombëtare
The epopee of Scanderbeg and the National Renaissance
Author(s): Luan MallteziSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Scanderbeg ; National Renaissance; Albania; Albanian History;
Summary/Abstract: Shprehja e njohur se “kombet nuk ndahen dot në historinë e tyre nga mitet dhe heronjtë e vet”1 ka vlerë të përjetshme për figura të shquara historike si Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468). Nën udhëheqjen e tij, shqiptarët kaluan një nga periudhat më të rënda të historisë së tyre. Ata u përballën me sukses për 25 vjet me radhë me fuqinë më të madhe ushtarake të kohës, siç ishte Perandoria Osmane në shek.XV, që tentonte të pushtonte vendin. Kalorësi anglez Njuport, që kishte njohur nga afër në Shqipëri stuhinë e tmerrshme të kohës, shprehej, se invazioni i Evropës ishte i sigurtë po të binte kështjella arbëreshe.2 Si figurë, që lindi në këtë mjedis të ashpër ku luftohej për jetë e vdekje për mbrojtjen e vendit, Skënderbeu do të ngulitej thellë në ndërgjegjen e shqiptarëve, si një luftëtar i madh e i pathyeshëm.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 01-02
- Page Range: 133-142
- Page Count: 10
- Language: Albanian
- Content File-PDF