Faith in Albanian Cover Image
  • Price 4.50 €

Besimi Në Shqipe
Faith in Albanian

Author(s): Ardian Vehbiu
Subject(s): Theology and Religion, Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Faith in Albanian; Faith ; Albanian

Summary/Abstract: I pari dokument i shqipes, e mirënjohura Formulë e Pagëzimit e vitit 1462, e mban shqipen e shkruar lidhur pandashëm me fenë e atëhershme të Arbërit; njëlloj sikurse Meshari i Buzukut, së bashku me “Perikopenë e Ungjillit” dhe “Të mbsuamen” e Matrëngës, dëshmojnë se shqipja e Mesjetës së vonë shkruhej në një mjedis ku fjala e njeriut dhe fjala e Zotit bashkëjetonin. Një dukuri e tillë, kurioze në vetvete, nuk është për t’u mbingarkuar me domethënie e simbolikë, pse janë të shumta gjuhët e shkruara në Evropë e gjetiu në botë që janë pagëzuar me tekste fetare, për t’u shtrirë më pas edhe në fushën laike. E veçantë e shqipes së shkruar është se kushtet disi të favorshme të krijuara për lëvrimin e saj në kuadrin e Kundërreformës u kundërpeshuan nga uragani kulturor osman, brenda të cilit funksionet e shkrimit u ripërmasuan dhunshëm. Në Ballkanin e osmanizuar andej e tutje do të përlesheshin oraliteti osman dhe kultura skripturale e mbështetur në greqishten dhe në konceptin gjysmëmitik të Bizantit të djeshëm e të nesërm, në një kohë që Katolicizmi përthahej, shkumë e vjetër brigjeve të Adriatikut. Buzuku, Budi e Bogdani vijuan ta lëvrojnë gegërishten e tyre në libra që sot

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 20
  • Page Range: 61-71
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian