Studimet etimologjike në fushë të shqipes nga Gustav Meyer-i te Eqrem Çabej
The etymologic studies in field of Albanian language, from Gustav Mayer to Eqerem Çabej
Author(s): Seit MansakuSubject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: etymologic studies ; ,Albanian language; Gustav Mayer ;Eqerem Çabej; Albanian Language
Summary/Abstract: Në horizontin e studimeve albanologjike në përgjithësi, të gjuhës shqipe dhe të etimologjisë së saj në veçanti G. Meyer-i dhe E. Çabej shfaqen si dy maja të larta që zotëruan këtë fushë studimesh, i pari në gjysmën e dytë të shekullit XIX, i dyti në gjysmën e dytë të shekullit XX. E. Çabej vetë e quajti G. Meyer-in si më të madhin albanist të kohës së tij dhe njërin nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, krahas Holger Pedersenit e Norbert Joklit që vijuan më tej pas tij studimin e historisë së gjuhës shqipe. Të tjerë studiues të kohës sonë e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë E. Çabejn si më të madhin albanolog të të gjitha kohëve. Me të nisi një periudhë e re në historinë e gjuhësisë shqiptare, periudha e çlirimit të saj nga romantizmi e diletantizmi dhe e futjes së saj në hullinë e mirëfilltë shkencore, e përfshirjes së saj në rrjedhat e gjuhësisë europiane të kohës, por pa ia hequr për asnjë çast frymën e shpirtin kombëtar. Me këtë vlerësim vjen ai edhe sot në 100-vjetorin e lindjes së tij. Koha jonë nuk e ka zbehur atë, përkundrazi vepra e tij sot merr një shkëlqim të ri, vlera të reja udhërrëfyese për përparimin e mëtejshëm të shkencave albanologjike.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2008
- Issue No: 03-04
- Page Range: 087-097
- Page Count: 11
- Language: Albanian