Albania as a Political Laboratory: The Development of the Albanian State over the 20th Century Cover Image
  • Price 4.50 €

SHQIPËRIA SI LABORATOR POLITIK - ZHVILLIMI I SHTETIT SHQIPTAR GJATË SHEKULLIT TË NJËZETË
Albania as a Political Laboratory: The Development of the Albanian State over the 20th Century

Author(s): Bernd J. Fischer
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania ; Political Laboratory; Development of the Albanian State ; 20th Century; Albanian State ; Albania

Summary/Abstract: Krijimi i shtetit shqiptar dhe eksperimentet e ndryshme në strukturën e tij politike gjatë shekullit të XX-të qenë produkte të trazirave politike, sociale dhe ekonomike. Në njëfarë kuptimi Shqipëria ishte një shtet rastësor, i cili u ngrit me të shpejtë në nëntor të 1912 nga një grup intelektualësh dhe udhëheqësish shqiptarë për të shmangur copëtimin e tokave shqiptare ndërmjet fuqive fituese të Luftrave Ballkanike të viteve 1912-1913. Meqenëse pavarësia u shpall në një kohë krize, struktura politike që Fuqitë e Mëdha i dhanë shtetit të ri nuk erdhi si pasojë as e një përgatitjeje dhe as e një zbatimi të kujdesshëm që mund t’i kishte dhënë atij mundësi më të mëdha për të mbijetuar. Ky ndërtim shtetëror i bërë në nxitim e sipër duket se ka shërbyer si një model fatkeq, i cili është ndjekur nga pushtetmbajtësit lokalë shqiptarë gjatë pjesës më të madhe të shekullit të XX-të. Këta pushtetmbajtës ngritën në këmbë regjime personale që shpesh u mbrujtën nga pikëpamjet e tyre të caktuara, por edhe nga mangësitë e rëndësishme të personalitetit të tyre. Ajo që ne shohim në Shqipëri është përzierja e sistemeve politike zakonisht të importuara nga jashtë, që shpërfytyrohen nga dobësitë e udhëheqjes politike vendore, me realitetet politike të brendshme. Këtu nënkuptohet shpesh trashëgimia e periudhës osmane e karakterizuar nga një burokraci joefikase, nepotizmi, krahinarizmi, korrupsioni, dhe një prirje e qartë për dhunë. Tërë këta faktorë kanë ndikuar që të mos arrihet stabiliteti dhe uniteti që kërkohet për të krijuar një shtetkomb të qëndrueshëm tradicional, gjë për të cilën shqiptarët po luftojnë ende sot e kësaj dite.

  • Issue Year: 2004
  • Issue No: 19
  • Page Range: 101-116
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode