Perceptimi dhe realiteti mbi aftësitë ushtarake të Shqipërisë në shekullin e njëzetë
Perceptions and reality in twentieth-century Albanian military prowess
Author(s): Bernd J. FischerSubject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Perceptions and reality ; twentieth-century Albanian military prowess ; military prowess; Albania
Summary/Abstract: Lord Bajroni në poemën e tij “Shtegëtimet e Çajlld Harolldit” na paraqet pikëpamjen ndoshta më romantike të aftësive ushtarake të shqiptarëve, pikëpamje e cila ndikoi së tepërmi në përgjithësi te Perëndimi. “Të pamposhtur bijtë e Shqipes”… thotë Lord Bajroni, “E ku është armiku që u ka parë shpinën… Ata që aq fort peshën e luftës përballin”I. Ndërsa ky vlerësim i cilësive luftarake të shqiptarëve vjen nga koha e romantizmit, vlerësimet e shekullit të njëzetë janë jo më pak romantike. Adolf Hitleri p.sh. e konsideronte Shqipërinë si qoshen e fundit të pamposhtur të Europës dhe shqiptarët si një race vitale malësorësh të fuqishëm – perceptim i cili rreket të kombinojë teorinë naziste mbi racat me romanet zbavitëse të Karl Mejit. E ndërsa perceptimi i Hitlerit ishte ndoshta jo aq ndikues sa ai i Lord Bajronit, gjithsesi ai nuk mund të quhet i papërfillshëm. Në fakt ai u bë një element i rëndësishëm në shpjegimin e dashamirësisë së politikës pushtuese të Gjermanisë naziste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1999
- Issue No: 15+16
- Page Range: 136-142
- Page Count: 7
- Language: Albanian
- Content File-PDF