NDËRTIMI I NJË SHTETI NË GJYSMË-PROTEKTORAT – PËRVOJA NGA BOSNJË-HERCEGOVINA
The Setting Up of a Semiprotectorate – Experience from Bosnia Hercegovina
Author(s): Caroline Hornstein TomićSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Status of Bosnia-Hercegovia; Semi-Protectorate ; Bosnia Hercegovina
Summary/Abstract: Është nder i madh për mua që më jepet mundësia për të folur në këtë konferencë mbi përvojën që kam pasur në Bosnje dhe Hercegovinë në këta tre vjet e gjysmë. Dëshiroj t’ju falenderoj për ftesën, Mariella, sidomos për atë që i bëhet një instituti të antropologjisë kulturore. Kam kënaqësinë të flas në këtë mjedis akademik rreth punës praktike për të cilën studimet në antropologjinë kulturore dhe sociologji më përgatitën kaq mirë, edhe pse m’u desh njëfarë kohe të hiqja qafe nocionin stereotipik që këto lloj studimesh nuk kanë praktikisht ndonjë zbatim të dobishëm. Njëherë e njëkohë bazën e kisha në Bosnje, me një apartament dhe zyrë në Sarajevë, si përfaqësuese e një fondacioni politik gjerman në një mjedis në të cilin kanë dalë në sipërfaqe shumë botë të pjesshme, si pasojë e luftës së 1992 – 1995-s. M’u desh njëfarë kohe të perceptoja dhe të njihja ekzistencën e këtyre botëve të pjesshme dhe të kuptoja se, pavarësisht nga ndërveprimi midis tyre, mbyllja ndaj njëra-tjetrës dhe dallimet e tyre përjetësohen në jetën e përditshme. Në njërën anë ekziston bota e kufizuar e të huajve në Bosnje dhe Hercegovinë, një procesion që hyn në vend së bashku me ngritjen e një gjysmëprotektorati ndërkombëtar, krahas atyre të huajve që zakonisht arrijnë me ngritjen e ambasadave dhe organizmave të tjera të huaja në një kryeqytet. Në Sarajevë, një qytet me rreth 400.000 banorë, mendohet se sot banojnë rreth 17.000 të huaj.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2004
- Issue No: 19
- Page Range: 064-077
- Page Count: 14
- Language: Albanian
- Content File-PDF