Some Aspects on the Perception of the Ottoman Period in Albanian Historical Writings During the Socialist Period Cover Image
  • Price 4.50 €

DISA ASPEKTE TË PERCEPTIMIT TË PERIUDHËS OSMANE NË HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE TË PERIUDHËS SË SOCIALIZMIT
Some Aspects on the Perception of the Ottoman Period in Albanian Historical Writings During the Socialist Period

Author(s): Artan Puto
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: policies for culture; Ottoman Empire; Perception of the Ottoman Period ; Ottoman Period ; Albanian ; Historical Writings; Socialist Period

Summary/Abstract: Përfytyrimi më popullor dhe më i zakonshëm që shqiptarët kanë pasur gjatë kohës së socializmit për beun, një prej simboleve kryesore të periudhës osmane, ka qënë pak a shumë ky që vijon: beu ka qënë një burrë i shëmtuar, si fizikisht ashtu edhe moralisht, ai ishte barkmadh, ishte dembel, zakonisht e kalonte kohën duke shfrytëzuar egërsisht fshatarët, që kishte nën hyqëm, ose pinte, hante dhe luante bixhoz. Si rregull ai ishte i rrethuar nga një grusht servilësh, të cilët me zellin e tyre dhe për të fituar simpatinë e tij tregoheshin edhe më të ashpër se sa “ustai i tyre”. Figura më tipike e kësaj kategorie ishte qehajai, një lloj mazhordomi që mbante nën kontroll të rreptë fshatarët gjysëm skllevër. Puna e tij kryesore ishte të mblidhte taksa dhe të siguronte të ardhurat e beut. Beu ishte pëfaqësuesi i sistemit të vjetër dhe regresiv feudal. Ai ishte gjithmonë një pengesë ndaj risive që sillte klasa ende timide borgjeze. Figura e beut përçonte një përmbajtje të dyfishtë negative: nga njëra anë ai ishte anëtar i klasës shfrytëzuese dhe sunduese, dhe nga ana tjetër ishte edhe një figure e osmanizuar, d.m.th. një lloj pasqyre e degradimit, e regresit dhe e injorancës së ngulitur prej kohësh. Ky ka qënë pak a shumë përfytyrimi që një shqiptar i zakonshëm i periudhës socialiste kishte për beun, përfaqësuesin e osmanëve në vendin e tij. Për më tepër, ai kishte zakon që periudhën e sundimit osman ta barazonte me një periudhë negative, të pavlerë, një periudhë që i shpërfytyroi dhe i përjashtoi shqiptarët nga vëndi i tyre i natyrshëm, d.m.th. Evropa e marrë si Evropa Perëndimore.

  • Issue Year: 2003
  • Issue No: 18
  • Page Range: 091-104
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian