Skënderbeu në nacionalizmin bashkëkohor shqiptar
Skenderbeg in contemporary Albanian nationalism
Author(s): Nicola NixonSubject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Skenderbeg ; contemporary Albanian nationalism; Albanian nationalism; Albania; Albanian History
Summary/Abstract: Ky artikull shqyrton ripërpunimin bashkëkohor të mitit të heroit kombëtar të shqiptarëve, Skëndërbeut. Nëpërmjet figurës së Skëndërbeut, nacionalizmi shqiptar përpunon një imazh të kombit si vazhdimësi e pastër e Evropianizmit që nga shekulli i XV e deri më sot. Ai e arrin këtë duke krijuar një vetëdije zanafillëse të unitetit politik qysh në Mesjetë, si momentin e parë të ndërtimit të shtetit komb në Evropë. Së dyti, nëpërmjet imazhit të rezistencës ndaj Perandorisë Osmane, ai e pozicionon Shqipërinë si mbrojtësen historike të kufijve të Evropës së Krishterë . Në këtë mënyrë ajo vetëparaqitet si faktor jetësor në zhvillimin historik të Qytetërimit Evropian . Në këtë artikull argumentohet, se ky është një apel i keqadresuar Evropës - nisur nga dëshira për anëtarësimin në të ardhmen në Bashkimin Evropian - që ta njohë Shqipërinë ngaherë e tashmë evropiane. Nocioni i Evropës shihet këtu si ideal i fuqishëm organizimi që ndikon direkt në formimin e identiteteve kolektive në periferi të Bashkimit Evropian.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2012
- Issue No: 28-29
- Page Range: 142-164
- Page Count: 23
- Language: Albanian
- Content File-PDF